LAJMI I FUNDIT:

Matoshi: Problem ndotja, prioritet mbrojtja e burimeve ujore

Matoshi: Problem ndotja, prioritet mbrojtja e burimeve ujore

Ministri në detyrë i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi mbajti konferencë e fundvitit me gazetarë. Ai tha se prioritet kryesor ka qenë mbrojtja e burimeve ujore si dhe ndërtimi i hidrosistemeve të reja në Kosovë, në mënyrë që të sigurohet ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ndërsa, ndotja e ajrit në kryeqytet dhe në disa komuna të tjera është një problem i madh i trashëguar, problem ky që është trajtuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Matoshi tha se në kuadër të Taskë Forcës ndërministrore për ajrin, janë adresuar çështje të rëndësishme, ku janë marrë veprime konkrete në reduktimin e ndotjes së ajrit përfshirë: ndalimin e përdorimit të thëngjillit në shkolla, ndalimin e përdorimit të thëngjillit në objektet e institucioneve publike dhe instalimin e softuerit për paraqitjen e të dhënave në kohë reale mbi ndotjen e ajrit, me përkrahjen e BE-së.


Po ashtu me buxhetin e MMPH janë duke u realizuar shumë projekte në rregullimin e shtretërve të lumenjve në të gjitha komunat e Kosovës për të eliminuar degradimin e madh të cilat arrijnë vlerën rreth 16 milionë euro.

Ndërsa për momentin në vendin tonë trajtohen vetëm 4 përqind e ujërave të zeza.

Sipas ministrit në bashkëpunim me donatorët ndërkombëtarë kanë filluar projekte për ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza, disa prej të cilave janë në përfundim e sipër e disa të tjera në fazën fillestare të realizimit.

“Krahas investimeve që po bëhen në fushën e ujërave, kemi ndërmarrë dhe veprime ndëshkuese ndaj operatorëve ilegalë dhe qytetarëve që në një apo formë tjetër kanë ndotur burimet ujore apo lumenjtë e Kosovës”, tha Matoshi.

Prioritet tjetër mjaft i rëndësishëm, sipas tij, ka qenë edhe eliminimi i deponive ilegale të mbeturinave duke organizuar fushata pastrimi e rehabilitimi të zonave të degraduara me vite në Kosovë përmes krijimit të zonave të reja të gjelbra./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori