Publicisti dhe gazetari i njohur, Halil Matoshi, ka reaguar ashpër ndaj një aktiviteti humanitar të Fondacionit “Behgjet Pacolli”, i cili sot ka filluar shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë.

Sipas Matoshit, drejtuesi i këtij fondacionit, po e shfrytëzon mjerimin për t’i bërë vetës reklamë.


Lexojeni të plotë postimin e Matoshit:“Paketat e mjera! Shfrytezohet mjerimi per reklame. Ky njeri ishte i dyti ne kierarkine e pushettit. Pse nuk u dha njerzve te kti vendi perspektive ekonomike, shkolle (dije) te mire, siguri sociale e shendetsore por u jep paketa!? Jepnu njerezve institucionet demokratike qe i meritojne, sundim te ligjit e jo krimit dhe oligarkeve faqezinj. Refuzoni paketat se ato vetem ua zgjasin mjerimin! Kerkoni te drejten tuej per pune! Kerkoni llogari nga Qeveria dhe mos u turpnoni e traumatizoni vet dhe femijte e familjet tueja si lypes!” (sic), ka shkruar Matoshi.