Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot mori pjesë në tryezën e diskutimit, të organizuar nga organizata jo-Qeveritare, “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”, me banorët e Orllanit dhe fshatrave përreth.
Ministri Matoshi pasi përgëzoi banorët për angazhimin e tyre, në prani edhe të Koordinatorit Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, përfaqësuesve të Komunës së Podujevës, KRU-së “Prishtina” dhe donatorëve, prezantoi angazhimet e tij dhe të Ministrisë që ai drejton për ngritjen e cilësisë së jetës së banorëve të kësaj ane.
“MMPH për vitin 2019 ka paraparë realizimin e projektit “Ndërtimi i Ujësjellësit në Orllan, dhe vlera e parashikuar dhe e buxhetuar është 1. 340.960 euro për tri vite, 2019-2021, i cili tani është në fazën e procedurave tenderuese dhe brenda 2 muajve presim që ai te fillojë së realizuari” deklaroi ministri Matoshi.
Matoshi tutje deklaroi që si Ministri kanë filluar edhe pastrimin e rrënojave në afërsi të liqenit për të mbrojtur shëndetin e qytetareve që furnizohen me ujë të pijshëm nga ky burim mjaft i rëndësishëm ujor.
“Orllani, liqeni i Batllavës meritojnë të kenë një trajtim dinjitoz, në mënyrë që kjo pjesë të shndërrohet në zonë turistike dhe kështu të sigurojmë një jetë më të mirë për banorët. Në lidhje me këtë ne do të kemi edhe planin zhvillimor për këtë pjesë” potencoi ministri Matoshi.
Matoshi në fund deklaroi që më 22 mars, në ditën ndërkombëtare të ujit, do të jenë prapë këtu për të pastruar liqenin dhe për të ri-konfimuar përkrahjen institucionale për Orllanin.
Banorët e Orllanit dhe fshatrave përreth shfaqen shqetësimet e tyre dhe falënderuan ministrin Matoshi për angazhimin e tij në realizimin e projekteve zhvillimore për Orllanin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës