LAJMI I FUNDIT:

Matoshi: BE ofron 78 milionë euro për ndryshimin e filtrave të Termocentralit “Kosova B” (Video)

Matoshi: BE ofron 78 milionë euro për ndryshimin e filtrave të Termocentralit “Kosova B” (Video)

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka thënë se me ndryshimin e filtrave të Termocentralit “Kosova B” dhe me zgjerimin e ngrohjes qendrore, ka shpresë për zvogëlim të ndotje së ajrit.

Matoshi, në emisionin ”Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se është duke u punuar me Qeverinë japoneze për të identifikuar në mënyrë shkencore ndotësit e ajrit në Kosovë.

“Disa nga ndotësit kryesor tashmë i kemi identifikuar. Termocentralet kanë një ndikim, Veturat e vjetra padyshim kanë ndikim. Faktori i tretë i ndotjes së ajrit është përdorimi thëngjillit”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka thënë se BE-ja do të jap donacion 78 milion euro për ndryshimin e filtrave të Termocentralit “Kosova B” pasi sipas tij këto filtra nuk janë ndryshuar që nga ndërtimi.

Matoshi thotë se edhe përdorimi i thëngjillit mbetet një problem i madh për ambientin ën Kosovë.

Ai është shprehur i kënaqur që Ministria e Arsimit ka qenë ndër të parat që ka larguar thëngjillin si lëndë për ngrohjen e shkollave.

“Thëngjillin nuk mund t’ua ndalojmë qytetarëve për përdorim në familje, por Qeveria ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të tij në institucione shtetërore. Vendimi është marrë në nëntor dhe ka qenë e pamundshme ndërrimi i menjëhershëm i kaldajave për institucionet. Por këtë vit institucionet kanë kohë për të ndërruar ato, ndryshe do të dënohet çdo institucion që përdorë thëngjillin për ngrohje”.

Matoshi: Pavarësisht dështimit të projektit për mbeturinat, 12 milionët e BE-së do të mbesin në Kosovë (Video)
Lexo po ashtu Matoshi: Pavarësisht dështimit të projektit për mbeturinat, 12 milionët e BE-së do të mbesin në Kosovë (Video)

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka thënë se në dispozicion janë edhe 20 milion euro për zgjerimin e rrjetit të kogjenerimit të ngrohjes qendrore.

“Avulli i KEK-ut nuk shfrytëzohet as në masën 40% ta kapacitetit. Me zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, qytetarëve do t’u bëhet i panevojshëm përdorimi i thëngjillit”, tha ndër të tjera Fatmir Matoshi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori