Tri partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën së fundmi kanë përjetuar humbje të mëdha sa i përket zyrtarëve të këtyre partive.
Pas largimit të Donika Kadaj- Bujupit nga AAK-ja, gjatë ditës së djeshme të njëjtin vendim e ka marrë edhe Ilir Deda i cili më nuk është pjesë e VV-së.
E siç duket veprimit të Kadaj- Bujupit e Dedës i “lakmojë” edhe njëri nga themeluesit e Nisma për Kosovën, Xhevat Bislimi i cili po ashtu u largua nga ky subjekt.
Lidhur me këto largime, analisti Halil Matoshi ka thënë për Telegrafin se është akt i vullnetit të lirë të njerëzve të bashkohen me një parti ose edhe të ndahen konceptualisht ose për çfarëdo arsyeje tjetër.
“Mirëpo të ndahesh nga opozita për të “ndërtuar” opozitë të re, kjo më duket është pasojë e mësymjes së ngjitjes në pushtet me çdo kusht dhe pa marrë parasysh parimësinë”, ka thënë Matoshi.
Ai më pas ka shtuar se lëvizjet mendore dhe konceptuale aq të shpeshta të disa akterëve politikë si Ilir Deda, Donika Kadaj-Bujupi etj, flasin për faktin se ata nuk kanë ndërtuar ide të qartë se çfarë duan në politikë.
“Me e ndreq qeverisjen përmes angazhimit pragmatik apo me e ndreq shoqërinë, përmes angazhimit teorik. Pra individët në politikë duhet të zgjedhin, njërën ose tjetrën. Së dyti, në Kosovë ka shumë personazhe e fare pak ide politike dhe emrat që ju i përmendni janë personazhe dhe protagonistë, por nuk kam dëgjuar nga ta ndonjë ide të madhe politike që afekton jetët e qytetarëve”, u shpreh Matoshi./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!