LAJMI I FUNDIT:

Matësit e tensionit nuk janë precizë. Tani ekziston aparati i ri

Matësit e tensionit nuk janë precizë. Tani ekziston aparati i ri

Kohë më parë hulumtimi ka treguar që matësit e tensionit gabojnë në numër shumë të madh të rasteve, mirëpo tani shkencëtarët izraelitë kanë zbuluar metodën alternative të kontrollimit të hipertensionit.

Hulumtuesit e Fakultetit Teknologjik në Jerusalem dhe ata të qendrës mjekësore Share Zedek kanë zhvilluar metodën në bazë të së ashtuquajturës fotopletizmografi.

Aparati i tyre përdor shiritin shtrëngues, si edhe matësi i zakonshëm i tensionit, mirëpo edhe sondën elektrooptike e cila vihet në gisht.


Ajo emeton dritën në gisht, ndërkaq detektori i posaçëm mat transmetimin e dritës nëpërmjet enëve të gjakut, transmeton Telegrafi.

Për shkak të ndryshimeve në qarkullim të gjakut drita pulson, ndërkaq pulsimi zhduket kur shtypja e shiritit shtrëngues shtohet në nivel mbi-sistolë.

Gjithashtu sërish shfaqet kur shtrëngimi i shiritit bie nën nivelin e tensionit të gjakut.

Ky efekt ndihmon matje më precize të tensionit me më pak shanse të gabimit.

Teknika do të ekspozohet në Tubimin “Plakja kardiovaskulare: zbulime të reja dhe miq të vjetër”, i cili mbahet në Vestminster (Kolorado). /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori