Në vitin 1999, Arkivi Kombëtar Britanik, pas 100 viteve ua hoqi embargon dokumenteve të Shërbimit Sekret Britanik që kanë të bëjnë me Margaretha Zelle-n. Kjo ishte gruaja që bota ndryshe e njihte si Mata Hari e më shumë si valltare, kurtizanë dhe spiune.
Dokumentet arkivore britanike kanë bërë me dije se Mata Hari dyshohej nga shumë shërbime sekrete evropiane për spiunim gjatë Luftës së Parë Botërore. Shërbimi Sekret Britanik dy herë e kishte marrë në pyetje, por asnjëherë nuk gjeti asgjë inkriminuese. Ekzistonin fakte se Mata Hari kishte marrë para nga gjermanët, por kurrë nuk kishte vepruar sipas ‘pazarit’.
Në fillim të vitit 1917, një gjykatë në Paris, e përbërë kryesisht nga ushtarakët, e shpalli fajtore Mata Harin në tetë akuzat që iu kishin ngritur. Në fakt, asnjë nga akuzat nuk e dëshmuan fajësinë, por ajo u dënua me vdekje. Hulumtuesit e kësaj teme bëjnë me dije se Mata Hari do të mund të dënohej për amoralietet apo për gjithçka, por jo për spiunim se nuk kishte fakte.
Kjo është tema e romanit të Paulo Coelho-s me titull: “The Sp” (Spiunia). Coelho e fillon rrëfimin e romanit nga momenti kur Mata Hari, së bashku me disa gra tjera, nxirret nga burgu dhe ekzekutohen nga një njësi ushtarake për pushkatime. Në formë të një letre të saj, Coelho e vënë lexuesin në binarë të udhëtimit nëpër këtë roman, i cili, sikur edhe veprat tjera të tij, lexohen me një frymë.
Coelho i ka shfrytëzuar të dhënat e arkivit britanik për të krijuar tregimin të cilin e rrëfen me gojën e Mata Harit. Thënë ndryshe, shkrimtari këtu është vetë personazhi (Mata Hari).
Coelho vërtetë është i mahnitshëm. Janë të paktë shkrimtarët që kanë ndikuar në mënyrë pozitive të lexuesit në këtë botë sikur Coelho. Askush nuk e afron njerëzimin mes veti më shumë se ky shkrimtar. Te Coelho nuk ekziston dallimi në mes kombeve, ngjyrave dhe religjioneve të njeriut, rajoneve, kontinenteve… Ekziston vetëm e keqja dhe e mira apo abuzuesi dhe viktima.
Mata Hari, e cila është akuzuar si grua e pamoralshme me profesionin e saj të valltares dhe kurtizanës, akuzohet edhe për spiune. Në fakt, Mata Hari në këtë roman është viktimë e sistemit të vlerave të atëhershme – viktimë e mashkujve. Ajo dhunohet kur ishte vajzë e mitur nga drejtori i shkollës dhe kjo gjë, pasi që më nuk ishte e virgjër, e detyron të martohet me një oficer që ishte së paku një herë më i moshuar se ajo. Burri e keqtrajton vazhdimisht, derisa ajo vendos të largohet nga ai dhe ta jetojë jetën e saj, duke i shfrytëzuar përparësitë e burrave, që i solli famë botërore.
Pastaj u bë dashnore e një numri të madh të njerëzve të fuqishëm me pushtet dhe me para. Coelho na tregon se Mata Hari, duke u viktimizuar, ishte partizane e çlirimit të gruas që filloi me ardhjen e shekullit XX. Por, burrat ishin ata që e akuzuan dhe e dënuan. Ajo qëndroi stoike edhe para vdekjes të cilën nuk e meritoi ashtu siç i ndodhi. Jeta dhe vdekja e Mata Harit në këtë roman është protestë e gruas kundër shoqërisë mujshare mashkullore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut nuk janë origjinale?
Udhëpërshkrim nga Sanxhaku i Novi Pazarit: Kur gjuha përcakton kombin - si u shndërruan shqiptarët në boshnjakë?

Jeta në komunizmin shqiptar

PLAK BUDALLA

Reportazh nga Dardha: Ndryshe-ndryshe në çdo stinë
Të prodhosh veten

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Aleatja e Trumpit bleu aksione pak para njoftimit dhe përfitoi mijëra dollarë

Berisha: Jam i gatshëm ta jap votën time për Kurtin, edhe nëse nuk jam pjesë e qeverisë

Historia e shqiptarit - diler droge që u dëbua nga Britania tri herë radhazi

Ndodh për herë të parë në histori - banorët bëjnë xhiro me makinë jashtë shtëpisë së Big Brother

Grenelli bëri thirrje t’i ndalen fondet, përgjigjet Gjykata Speciale

Loredana flet për rastin e Jozit me Gjestin: Ishte një pamje e fortë, e papranueshme dhe unë distancohem komplet nga ai veprim