LAJMI I FUNDIT:

MASHT do të punësoj 100 studentë

MASHT do të punësoj 100 studentë

Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të kenë mundësi që punën praktike ta kryejnë në Ministrinë e Arsimit si dhe në institute dhe agjenci tjera.

Në lidhje me këtë sot ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe rektori i UP-së Marjan Dema nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi.

Ministri Bajrami me këtë rast tha se më të mirët do të përzgjidhen për t’u punësuar derisa shtoi se puna do të jetë tremujore dhe me pagesë të pagës minimale.


MASHT për fillim do të punësojë 100 studentë. /Telegrafi/