Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, mori pjesë në punëtorinë ku u bë prezantimi i draftit të Planit Strategjik për Arsim të Kosovës 2017-2021, e cila organizohet nga MAShT, në bashkëpunim me GIZ-CDBE (Zhvillimi i Kapaciteteve në Arsimin Fillor).
Ministri Bajrami, me këtë rast ka theksuar rëndësinë e prezantimit dhe diskutimit të Draftit të Planit Strategjik 2017/ 2021, ndërsa theksoi se përmes një Plani të përshtatshëm dhe të zbatueshëm synojnë të arrijnë krijimin e një sistemi cilësor në fushën e arsimit, si parakusht për zhvillimin ekonomik të vendit.
Duke folur për objektivat e arsimit për periudhën e ardhshme pesëvjeçare në Arsimin Parauniversitar, ministri Bajrami ka theksuar se, Qeveria e Republikës së Kosovës, pas përmirësimit të infrastrukturës shkollore, prioritet kryesor e ka reformën cilësore në arsim.
“Asnjë proces i zhvillimit ekonomik nuk është i mundur pa një sistem arsimor cilësor dhe të përshtatur me nevojat e tregut të punës. Ne po diskutojmë rrugën tonë për pesë vitet e ardhshme, se si të krijojmë një sistem arsimor cilësor, në përputhshmëri të plotë me nevojat e një ekonomie në zhvillim, i cili do të nxjerr gjenerata të tëra të nxënësve dhe studentëve me kompetenca dhe shkathtësi”, është shprehur ministri Bajrami.
Ai ndër të tjera, rëndësi të veçantë i ka kushtuar edhe politikave arsimore për ngritjen e kapaciteteve dhe reformimin e arsimit të lartë, përmes krijimit të sistemit të konkurrencës dhe llogaridhënies.
“Arsimi i Lartë është një fushë ku duhet fuqishëm dhe shpejtë të reformojmë sistemin arsimor. Duhet krijuar një sistem të konkurrencës së lirë dhe të vlerave akademike, sepse sektori publik dhe privat janë të barabartë dhe krijojnë konkurrencë pa monopole, duke vendosur një sistem në të cilin do të vlerësohet performanca”, ka thënë ministri Bajrami.
Në fund, ministri Bajrami ka përmendur momentumin pas rekomandimeve për liberalizim të vizave si një mundësi më shumë për mobilitet të nxënësve dhe studentëve, si një mundësi e mirë për të shfaqur talentin e të rinjve kosovarë karshi bashkëmoshatarëve nga vendet e zhvilluara evropiane.
Ndërsa, James Macbeth, drejtor i Zyrës së GIZ në Kosovë dhe Dagmar Fuchs-Schmitz, udhëheqëse e Projektit GiZ-CDBE kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin dhe përkrahjen e fuqishme që i ka dhënë ministri Bajrami draftimit të Planit Strategjik për Arsim të Kosovës 2017- 2021.
PSAK 2017/ 2021 për nivelin e Arsimit Parauniversitar përfshin: zbatimin e tërësishëm të Kurrikulës së Re në nivel vendi, përfundimin e procesit për rishikimin e teksteve shkollore, orientimin e hershëm të nxënësve në karrierë, përshtatjen e plan programeve mësimore me nevojat e tregut të punës, përfshirjen e obligueshme të fëmijëve në sistemin e edukimit nga mosha 3 vjeçare dhe sistemin e gjithë përfshirjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë