LAJMI I FUNDIT:

MASHT organizoi manifestimin qendror tradicional të “Festës së Abetares”

MASHT organizoi manifestimin qendror tradicional të “Festës së Abetares”

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami mori pjesë sot në manifestimin qendror të “Festës së Abetares”, e cila këtë vit u mbajt në Gjilan.

Në këtë manifestim po marrin pjesë me programet e tyre fatosat e dhjetë shkollave nga rajone të ndryshme të Kosovës, shkolla “Ali Podrimja” e qytetit Bajram Curri të Shqipërisë, si dhe shkolla “ Ibrahim Kelmendi“ nga Lugina e Preshevës.

Kjo festë gjithëkombëtare shënohet në kohën kur nxënësit kanë mësuar shkrim- lexim dhe përfundimisht kanë hapur shtigjet e diturisë.


Ministri Bajrami duke uruar fatosat dhe mësimdhënësit për këtë ditë të shënuar tha se po festojnë së bashku një ngjarje historike, që na bënë krenarë për rrugën që kemi kaluar.

“Sa jemi krenarë që sot po festojmë me fatosat e Preshevës dhe Shqipërisë, aq jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që ka jo vetëm Abetarja, por edhe një edukim dhe arsim cilësor. Ne kemi arritur që përmes Abetares, shkollës shqipe, ta ruajmë shpresën për një të ardhme të sigurt të popullit tonë, për një edukim, emancipim dhe rrugëtim të pandalshëm drejt integrimeve evropiane”, ka thënë ministri Bajrami.

Ministri Bajrami ka folur edhe për punën dhe sakrificën e mësimdhënësve tanë në periudha të ndryshme, duke e vlerësuar lartë kontributin e tyre në edukimin dhe arsimimin e brezave të tërë.

“Sot duhet të kujtojmë të gjithë mësimdhënësit, të cilët me shumë mund dhe sakrifica kanë vazhduar të edukojnë breza të tërë ndër vite. Sot po shënojmë pesë vjetorin e Abetares së Përbashkët, por duhet të punojmë që të rinjve tanë që vijnë Shqipëria, Presheva e Mali i Zi t’ u sigurojmë një edukim kombëtarë. Ne duhet të punojmë që krahas arsimimit kombëtarë të krijojmë një arsimim evropian”, është shprehur ministri Bajrami.

Ndryshe, manifestimi “Festa e Abetares”, do të mbahet edhe në shkollat tjera të Kosovës.

1

2

“Festa e Abetares” si manifestim tradicional, ka filluar të shënohet në vitin 2009 dhe ka karakter mbarëkombëtarë, ku përveç përfaqësuesve nga shtatë rajonet e Kosovës marrin pjesë edhe përfaqësues nga Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Kalo në kategori