Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka njoftuar se ditëve të fundit është kthyer në një arenë sulmesh, shantazhesh, presionesh, e çka jo tjetër nga katalizatorë të së keqes e dezinformimit.
Ata këtë e kanë shqetësim e kanë shprehur përmes një komunikate për media.
Më tutje në këtë njoftim theksohet se këto sulme janë si rrjedhë e guximit dhe vendosmërisë së ministrit Bytyqi për të bërë reforma të domosdoshme.
Komunikata e plotë e MASHT-it:
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ditëve të fundit është kthyer në një arenë sulmesh, shantazhesh, presionesh e çka jo tjetër nga katalizatorë të së keqes e dezinformimit. E gjitha kjo, si rrjedhë e guximit dhe vendosmërisë së ministrit Bytyqi për të bërë reforma të domosdoshme. Por, pavarësisht këtyre përpjekjeve dashakeqe nga individë e grupe të caktuara interesi, MAShT asnjëherë nuk do të bie pre e sulmeve të tilla, por do të vazhdojë me reformat e nisura, duke ia lënë organeve të drejtësisë të merren me pjesën tjetër.
Transparenca është shëndeti i demokracisë!
Të nderuara medie, në lidhje me rrjedhjen e dokumenteve nga dikasteri ynë, sygjerimin ynë është që askush nga ju nuk ka nevojë të përdorë linja joformale për të ardhur te cilido dokument. Të tillë keqbërës, mendojnë e provojnë të përfitojnë nga impakti i juaj që keni në opinion për të realizuar qëllimet e tyre të ulëta. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është e hapur dhe nuk ka dokument që mund ta ndalë dikush për mediat te ne. Urdhëroni qoftë për dokumentet që ju interesojnë, qoftë për investigimet që doni t’i realizoni.
Të nderuar përfaqësues të mediave, opinion i nderuar,
Ka disa javë që Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është gjendur në fokus të një goditjeje nga një faqe fantome në rrjetin social Facebook, me emrin “Arsimi në Kosovë”, që është përpjekur të mbajë gjallë këtë gjendje. Fillimisht na është dukur reagim i ndonjë të frustruari të prekur nga reforma në MAShT, por, kohëve të fundit ka agravuar në një rrjedhë të themi përtej investigimit, madje filloi të bëhet goditëse e denigruese, me disa goditje që nuk i shkojnë të vërtetës. Faqja nuk është më, por krijuesit e saj po, madje duke u marrë me organet e drejtësisë, jo vetëm për këtë rast, por, edhe për vepra tjera penale, duke ndërhyrë në llogaritë bankare për të sponsorizuar trillime të tilla dhe ky është krim!
Si pasojë e kësaj shfaqje trilluese kemi parë që pa dashje, në lajthitje kanë rënë edhe disa gazetarë e medie në vendin tonë.
Qytetarë të dashur,
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, siç e dini, i është futur një reforme rrënjësore në shërbim të një funksionimi model si institucion.
Edhe para më shumë së një viti, kur ne kemi pranuar të marrim përgjegjësi për të drejtuar dikasterin më të rëndësishëm për shoqërinë tonë, Ministrinë e Arsimit, kemi qenë të vetëdijshëm se vizioni ynë për të bërë ndryshime pozitive do të përballet me kundërshtime, presione, shantazhe nga ata që kanë ndërtuar gjithandej kulla të joprofesionalizmit. Tani e panë të gjithë se vendosmëria jonë politike dhe institucionale është e pathyeshme dhe reforma e filluar po jep frytet e para, duke mos lënë anash frustrimet, dhimbjet me të cilat përcillet çdo reformë, këtu e kudo në botë, të cilat edhe ne i mirëkuptojmë, por synimi për një të ardhme më të mirë për rinjtë tanë është mbi të gjitha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUra e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Sulmi në një shkollë të Suharekës nga një qen i tërbuar, policia jep detaje
Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar