LAJMI I FUNDIT:

MASH Maqedoni: Matura shtetërore të mbahet në afatet e parapara, për çdo propozim të ri të konsultohen edhe nxënësit

MASH Maqedoni: Matura shtetërore të mbahet në afatet e parapara, për çdo propozim të ri të konsultohen edhe nxënësit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëri të ditur se po insiston që matura shtetërore të mbahet në datat e definuara në Kalendarin e organizimit të vitit shkollor 2022-2023 në shkollat ​​e mesme publike, gjegjësisht provimi i parë ekstern të mbahet më 27 maj dhe e dyta më 10 qershor.

“Ju bëjmë thirrje udhëheqësisë së Qendrës Shtetërore të Provimeve dhe anëtarëve të Këshillit shtetëror të maturës plotësisht të respektohen afatet e përcaktuara, në interes të maturantëve, arsimimi i mëtejshëm apo përfshirja e të cilëve në tregun e punës varet nga ky proces, si akt të formalizimit të arsimit të mesëm dhe marrjes së diplomës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ata theksojnë se kanë mirëkuptim dhe mbështesin punonjësit e Qendrës Shtetërore të Provimeve për tejkalimin e sfidës me të cilën po përballen.


Vazhdon greva e të punësuarve në Qendrën e Provimeve Shtetërore, nuk pranohet oferta e institucioneve të Maqedonisë
Lexo po ashtu Vazhdon greva e të punësuarve në Qendrën e Provimeve Shtetërore, nuk pranohet oferta e institucioneve të Maqedonisë

“E drejta e organizimit sindikal për realizimin e të drejtës është e pakontestueshme, por megjithatë nuk duhet të jetë në dëm të nxësve, të cilët duhet të konsultohen për çdo propozim të ri në lidhje me dhënien e maturës shtetërore. Dialogu ndërmjet QSHP-së dhe Ministrisë së Financave duhet të vazhdojë deri në gjetjen e zgjidhjejes përfundimtare, njëkohësisht e domosdoshme është që të vazhdojnë edhe proceset që janë në interes të maturantëve”, thuhet në njoftimin e MASH./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori