LAJMI I FUNDIT:

​Masakra e Dubravës, Kurti thotë se është në pritje të aktakuzave nga Prokuroria Speciale

​Masakra e Dubravës, Kurti thotë se është në pritje të aktakuzave nga Prokuroria Speciale

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, në 21-vjetorin e masakrës së Dubravës, ka thënë se Serbia ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve duke pushkatuar të burgosurit politikë.

Ai në një shkrim në Facebook ka përkujtuar se tash e sa vite pas kësaj masakre të tmerrshme askush nuk është dënuar për krimet e bëra dhe askush nuk ka dalë para drejtësisë.

“Dubrava është një nga shprehjet më të thekshme të gjenocidit politik e shtetëror të Serbisë. Këtu e 21 vite më parë është kryer masakra mbi të burgosurit politikë në burgun e Dubravës. Pra, nuk shfaroseshin njerëz për të prodhuar frikën, ishte në fakt frika e Serbisë në vitin 1999 që vinte në zbatim ëndrrat më të tmerrshme gjenocidale. Gjenocid mbi të burgosur – pushkatim i të burgosurve politikë”, thotë Kurti.


Më tej ka theksuar se Beogradi nuk mund të ndahej nga persekutimi i shqiptarëve deri në çastin e fundit.

“Dubrava dhe vonesa e gjykimit të kësaj masakre tregon pikën e referencës prej ku kuptohet se nuk është vendosur asnjë drejtësi. Masakra e Dubravës, sikurse edhe ajo e Reçakut e Padalishtës, ishin përfshirë vetëm te aktakuza ndaj Milosheviqit i cili vdiq pa u dënuar në burgun e Hagës.

Sot një javë bëhen një vit prej se është amandamentuar Kodi i Procedurës Penale në Kosovë duke mundësuar gjykimin dhe dënimin e kriminelëve në mungesë. Ende jemi në pritje të aktakuzave nga Prokuroria Speciale”, shkruan Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori