LAJMI I FUNDIT:

“Marubi”, gati për në UNESCO

“Marubi”, gati për në UNESCO

Puna dyvjeçare është finalizuar dhe Muzeu Kombëtar i Fotografisë, synon që brenda një viti të marrë përgjigjen pozitive për t’u njohur si trashëgimi botërore.

Drejtuesit e projektit tregojnë se puna voluminoze është shoqëruar me konsultime dhe përfshirjen e ekspertëve vendas e të huaj, me qëllim që çdo fakt i paraqitur të jetë bindës.

Foto-Studio “Marubi” u themelua në vitin 1856 nga Pietro Marubi, ndërsa sot si muze ka si pasuri rreth 500 mijë negativë në teknika dhe formate të ndryshme, që dokumentojnë ngjarje, personazhe e fakte interesante të Shqipërisë.