Xhudisti i njohur Akil Gjakova ditën e djeshme (e shtunë) i ka dhënë fund beqarisë.

Ai ka kurorëzuar me martesë lidhjen disavjeçare me partneren e tij, Suela Muminovic, në një ceremoni luksoze në Pejë.


Kjo është bërë e ditur përmes disa postimeve që ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.

117996995 307706253825233 4669042490460402880 n Martohet Akil Gjakova (Foto: Instagram)

"Martesa", ka qenë mbishkrimi sipër një imazhi që ka hedhur me bashkëshorten në InstaStory.

Çifti shfaqen tejet ekstravagant me dukjen e tyre atraktive, ndërsa e gjithë vëmendja është te partnerja e Akilit.

Dyshja ndërkohë u fejuan në vitin 2018, kurse filluan romancën e tyre disa vite më parë.

aAAA Martohet Akil Gjakova (Foto: Instagram)

Akili përndryshe cilësohet si një nga xhudistët më të mirë të Kosovës, i cili filloi të praktikojë xhudo në moshën gjashtë vjeçare.

Siç thuhet, debutimin e bëri në vitin 2012 në garat zyrtare ndërkombëtare në këtë disiplinë.

tggg Martohet Akil Gjakova (Foto: Instagram)

Më poshtë mund t’i ndiqni disa pamje të martesës së tij:

iii Martohet Akil Gjakova (Foto: Instagram)

a 2 Martohet Akil Gjakova (Foto: Instagram)

eee Martohet Akil Gjakova (Foto: Instagram)

/Telegrafi/