Reperja e njohur shqiptare, Gjira Kajtazi është martuar.

Ajo ka zbuluar se sot (18 shkurt) ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj prej vitesh dhe babain e fëmijëve të saj.


Përmes disa imazheve që solli në llogarinë e saj në Instagram, Gjira shihet e veshur me vello të bardhë përkrah bashkëshortit dhe dy fëmijëve të tyre.

gjirakajtazi 274139845 190793046602524 2179012540666856223 n 1 Foto: Gjira Kajtazi/Instagram

“Nuse”, ka shkruar Gjira në mbishkrimin e imazheve.

Të shumta kanë qenë urimet nga ana e miqve dhe fansave të saj në hapësirën e komenteve.

gjirakajtazi 274310680 436083751533662 8540695249383142586 n 1 Foto: Gjira Kajtazi/Instagram

Reperja që njihet për hitet si: “Deja Vu”, “Psikopat”, “Boom çik e çak” ka kohë nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri muzikor, duke u përkushtuar ndaj familjes dhe jetës private.

Përndryshe është rritur vet në një familje jashtë Kosovë në diasporë, përkatësisht në Gjermani. /Telegrafi/

gjirakajtazi 274264484 666782877700445 6210143209659672683 n 1 Foto: Gjira Kajtazi/Instagram