Ka mbaruar edicioni i 23-të i festivalit ‘Kënga Magjike’.

Fituese e edicionit të sivjetmë është shpallur këngëtarja Marsela Çibukaj me këngën “I paftuar”.


Ajo ka mbledhur në total 449 pikë nga votimi i kolegëve, me çka edhe i kanë dhuruar fitoren e vendit të parë.

3A89DD6C 3961 45B9 B065 DD8898051E2F

Çmimi i dytë shkoi për artisten Michael Paluca me këngën “Një përqafim”, ndërsa i treti për Anxhela Peristerin me këngën “Një kalimtar”.

Kënga “I paftuar” është një kompozim i Alban Ramosajt i cili ka realizuar muzikën dhe tekstin, gjersa për orkestrimin është kujdesur Darko Dimitrov. /Telegrafi/