LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, Rama për ‘Reuters’: Nuk bëjmë pakt të ngjashëm me asnjë shtet tjetër, përfshirë Gjermaninë

Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, Rama për ‘Reuters’: Nuk bëjmë pakt të ngjashëm me asnjë shtet tjetër, përfshirë Gjermaninë

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për agjencinë “Reuters” nga Berlini ka folur edhe për çështjen e emigrantëve ku ka përjashtuar çdo mundësi që marrëveshja me Italinë të ndodhë me ndonjë shtet tjetër përfshirë këtu edhe Gjermaninë.

Rama ka theksuar se edhe nëse Gjermania gjen ndonjë partner tjetër në rajon do duhet të shihej nëse kjo funksionon në të njëjtën mënyrë.

“Gjermania duhet të gjejë partner tjetër sepse Shqipëria ka lidhje me Italinë dhe Shqipëria nuk mund të bëjë këtë me të gjithë, ndërsa të tjerët mund të përfshihen. Edhe nëse Gjermania gjen një partner tjetër në rajon do të ishte mirë të shihej nëse kjo funksionon në të njëjtën mënyrë.  Ajo që do të ndodhë me këto refugjatë apo azilkërkues apo çfarëdo qoftë është se ata nuk do të ndalen në bregun e Italisë, por do të vazhdojnë të ndalen në bregun e Shqipërisë mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit dhe duke kuptuar sërish se Ballkani është një vend vërtetë shumë strategjik, shumë i rëndësishëm në atë që mund të bëhet diçka krejt ndryshe”.


Ndërkohë kur mbeten edhe pak muaj nga zgjedhjet e përgjithshme, kreu i qeverisë shfaq hapur objektivin e tij për të kandiduar për një mandat të katërt si Kryeministër.

“Plani është të kandidojmë, por e dini ka ende pak kohë për të shkuar atje. Kështu që unë besoj se duhet të kandidoj sepse ka punë për të përfunduar dhe në këto tre mandate ne kemi bërë gjëra të mahnitshme. Tani kemi kapërcyer tavanin e 10 milion turistëve në një vend ku turizmi ishte një ide e mirë dhe nuk ishte realiteti”.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind

Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind

Politikë
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte pas arrestimit

Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte pas arrestimit

Kronikë e Zezë
​Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

​Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori