Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka thënë se nuk ka problem me rinovimin e Paulo Dybalas.

Argjentinasi është përfolur shumë në kohën e fundit, kinse ky i fundit nuk do rinovim me klubin.


Në mes janë klube si Barcelona dhe Real Madrid, por Bianconerët nuk e kanë ndërmend ta lëshojnë.

“Kemi një marrëdhënie të jashtëzakonshme me të”.

“Jemi në proces për të rinovuar me të, gjë që e meriton për atë që është duke e dhënë për ne. Nuk ka asnjë problem, dhe ai është i lumtur që veshë fanellën e Juves”, ka thënë Marotta. /Telegrafi/

telegrafi sport app