Marotta flet për të gjitha: Lukaku nuk është agresiv, nuk do të ketë shkëmbim Sanchez-Dzeko, me Lautaron kemi marrëveshje
Paolo Maldini i kishte dal në mbrojtje Zlatan Ibrahimovicit, duke thënë se nuk është aspak racist dhe se thjesht u ka dalë në mbrojtje shokëve të tij, të sulmuar nga Romelu Lukaku, por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i administratorit të Interit, Giuseppe Marotta.
Pak minuta para ndeshjes me Beneventon ai foli për mediat italiane, ku e quajti një shfaqje të turpshme sherrin mes dy sulmuesve, por theksoi se Lukaku nuk është futbollist agresiv.
“Nuk dua të bëj polemikë me Maldinin, por pamjet janë aty dhe të gjithë e panë se çfarë ndodhi mes të dyve. Për më tepër, Lukaku nuk është një futbollist agresiv dhe për këtë dëshmon vetë historiku i karrierës së tij”.
“Gjithsesi vlen të theksohet se ishte një shfaqje e shëmtuar për publikun dhe se ne drejtuesit duhet të punojmë më shumë për të edukuar lojtarët tanë”, ka thënë Marotta.
Më pas drejtuesi i zikaltërve foli edhe për zërat e një shkëmbimi të mundshëm mes Alexis Sanchez dhe Edin Dzekos.
“Shkëmbimi Dzeko-Sanchez ishte një ide që u venit pa nisur të diskutohet mirë. Ne nuk kemi asnjë të pakënaqur në organikë dhe kështu mund të them me siguri që do ta mbyllim sezonin me këta futbollistë”.
Marotta e konfirmoi se marrëveshja për rinovimin e Lautaro Maritez është arritur, por do të nënshkruhet më vonë.
“Sa i përket rinovimit të Lautaros, kemi rënë parimisht dakord me menaxherët e tij, por firma do të vijë më vonë, pasi tani shoqëria po përballet me një situatë tjetër”.
“Ne besojmë te profesionalizmi i futbollistëve tanë dhe ata besojnë gjithashtu te serioziteti i klubit, ndaj disa diskutime i kemi shtyrë për një tjetër moment”, ka thënë Marrota. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSkena rrëqethëse në Holandë: Legjenda e Hungarisë pati atak kardiak, por u shpëtua falë intervenimit të shpejtë
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën