Mariza, në skenë që në moshën 11-vjeçare

“Mbaj mend se ka qenë në Pallatin e Pioniereve dhe ma rekomanduan disa këngëtarë. E dëgjova dhe vura re një talent të veçantë. Ajo më vodhi mendimin dhe të gjithë ndjenjën qe kisha”, shprehet Francesk Radi. Falë talentit dhe përkushtimit të saj, shumë shpejt ajo do të renditej në top-listën e këngëtareve të reja. Kur thuhet që “talenti lind”, shprehja e përdorur shpesh në art apo sport, gjen vend te Mariza Ikonomi.
E krahasuar prej kompozitorëve të saj me këngëtaren italiane Laura Pausini, atë e gjejmë në një nga studiot e regjistrimit në kryeqytet. Ka lidhur një kontrate 5 mujore me spektaklin televiziv ”E Diell” dhe sapo ka përfunduar me sukses një performancë, në njërin prej aktiviteteve të mëdha të këngës, në atë të Radio Televizionit Shqiptar, kështu që e përditshmëria e saj është e lidhur me punën.
Dhe në këtë “rutinë artistike” e shoqëron këngëtari Vedat Ademi. “Mariza është një nga zërat më të mirë dhe potentë në hapësirën shqiptare. Ajo është shumë profesioniste edhe në ambientet me live edhe në koncerte”, shprehet Vedati. E kursyer në jetën private, pasi kënga nuk e lë të marrë fryme, Mariza është nga ai brez që nuk e beri kënga të famshme, por kjo e fundit mban vulën e saj. /TCH/Telegrafi/





























































