Këngëtarja e njohur shqiptare, Mariza Ikonomi, i ka dhënë së fundmi vetes disa ditë të mira pushimi.
Ajo ka zgjedhur ishullin Saint John të Barbudas për të shijuar plazhin dhe motin e ngrohtë që po mbizotëron në këtë vend.
Mariza është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat është thuajse çdo ditë aktive.
Së fundmi, këngëtarja publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi, duke treguar çaste e ëmbla që po shijon atje.
Në një prej fotografive, Ikonomi shfaqet mjaft atraktive duke vënë në pah linjat e saj trupore veshur me bikini.
Ajo duket mjaft në formë të mirë, ndërsa komplimentohet në masë të madhe nga fansat në hapësirën për komente.
Mariza përndryshe është e njohur për këngët me vlera dhe zërin e saj të veçantë, ndërsa vazhdon gjithmonë që të jetë produktive në muzikë. /Telegrafi/