Marihuanë në burg të Dubravës – dy të burgosur nën hetim

Rreth orës 21:45 në Qendrën Korrektuese të Dubravës, autoritetet kanë zbuluar substanca të dyshuara narkotike gjatë një kontrolli rutinë në një nga dhomat e paraburgimit.
Sipas informacioneve të konfirmuara më 6 maj nga burgu i Dubravës, gjatë kontrollit në dhomën ku ndodheshin dy persona të burgosur, shtetas kosovarë, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 3 gramë substancë që dyshohet të jetë marihuanë.
Rasti është diskutuar me prokurorin kompetent dhe, sipas vendimit të tij, është iniciuar procedurë e rregullt hetimore ndaj të dyshuarve.
Autoritetet nuk kanë dhënë më shumë detaje në lidhje me identitetin e personave të përfshirë, ndërsa hetimet janë në vazhdim./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































