LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq: Do të fillojmë negociatat si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase

Mariçiq: Do të fillojmë negociatat si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase

Zv. kryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq, është krenar që Qeveria mbrojti interesin e Maqedonisë në negociatat me Bullgarinë, të cilat ishin një dialog i sinqertë dhe i hapur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në atë proces jemi udhëhequr ekskluzivisht nga interesi i qytetarëve, prandaj jam krenar që mbrojtëm qëndrimet tona dhe e bëmë gjuhën dhe identitetin tonë evropian në mënyrë dinjitoze. Ne do të fillojmë negociatat si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase. Historinë ua lëmë historianëve dhe këto çështje nuk janë në kuadrin e negociatave. Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë është në kornizën e përgjithshme dhe jo në sinjalistikën rrugore sipas së cilës do të vlerësohemi më tej”, tha Mariçiq në konferencën për shtyp pas takimit me përfaqësuesin special gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Ai shtoi se është koha për të vulosur gjuhën, identitetin dhe të ardhmen maqedonase.


“Tani që gjërat kanë lëvizur nga ngërçi, kur po hapen dyert që ne të ulemi në të njëjtën tryezë me vendet e zhvilluara, duhen vendime. Është e nevojshme që si vend të tregojmë unitet. Nuk e di se kush do të përfitonte nga largimi i vendit në pasiguri dhe turbulenca të mundshme nga ndikimet e jashtme dhe të brendshme”, shtoi Mariçiq./Telegrafi/

Sarrazin: Maqedonia e Veriut më në fund mund t’i fillojë negociatat për anëtarësim për të cilën po punohet që 17 vjet
Lexo po ashtu Sarrazin: Maqedonia e Veriut më në fund mund t’i fillojë negociatat për anëtarësim për të cilën po punohet që 17 vjet

Në trend Lajme

Më shumë
Ekzekutohen pagat me rritje në sektorin publik

Ekzekutohen pagat me rritje në sektorin publik

Ekonomi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Lajme
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Lajme
Kalo në kategori