Këngëtarja me famë botërore, Mariah Carey, së fundmi ka folur hapur rreth jetës së saj private.

Ajo ka treguar se numri i meshkujve në jetën e saj nuk ka qenë shumë i madh, siç ndoshta edhe mund të mendojnë ose paragjykojnë njerëzit.


“Nuk kam pasur shumë, e kam thënë vazhdimisht këtë”, tha Carey për Cosmopolitan.

mari2

“Unë kam qenë vetëm me pesë vetë në jetën time, kështu që unë jam disi e matur, e ndershme, krahasuar me shumicën e të tjerëve në industrinë muzikore”, ka treguar më tej këngëtarja e njohur.

Mariah Carey përndryshe u lidh me bashkëshortin e saj të parë, Tommy Mottola, në vitin 1993, kur nuk ishte një këngëtare e njohur.

mari1

Ndërsa aktualisht, këngëtarja amerikane është në lidhje me balerinin dhe koreografin Bryan Tananka, 36 vjeç.

Ajo filloi lidhjen me Bryan pas ndarjes nga miliarderi australian, James Packer. /Telegrafi/

mari4