LAJMI I FUNDIT:

Marchisio dhe familja e tij kanë rezultuar pozitivë me COVID-19

Marchisio dhe familja e tij kanë rezultuar pozitivë me COVID-19
(Foto: Instagram/marchisiocla8)

Gruaja e Claudio Marchisios ka njoftuar se ish-mesfushori i Juventusit dhe familja e tij kanë rezultuar pozitivë me coronavirus.

“Kemi dalë pozitivë me COVID, e gjithë familja është infektuar me virus, pos Davides (njëri nga fëmijët e çiftit)”.

“Faleminderit Zotit, ndihemi mirë, tash po i presim rezultatet e testit më të fundit molekular”, ka shkruar Roberta Sinopoli në Instagram.


Marchisio dhe Roberta janë prindër të dy fëmijëve, Leonardo dhe Davide.

(Foto: Instagram/marchisiocla8)

“Leo dhe Claudio kanë qenë vazhdimisht asimptomatikë, ndërsa unë e kam humbur shijen dhe nuhatjen”, ka shkruar më tej bashkëshortja e tij.

Ajo ka treguar se janë vendosur në karantinë para 17 ditësh, derisa Marchisio e ka publikuar një fotografi me mbishkrimin se duhet të rrinë edhe për një javë tjetër në vetizolim.

Ish-mesfushori italian u pensionua nga futbolli në tetor në vitit 2019 dhe tash është analist për televizionin RAI.

Gjatë karrierës së tij dhjetëvjeçare me Juventusin, Marchisio zhvilloi 389 ndeshje duke fituar 15 trofe, në mesin e të cilave edhe shtatë Scudetto. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Boks
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Boks
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
Vjen vendimi i Juventusit për Thiago Mottan - flet drejtori i klubit

Vjen vendimi i Juventusit për Thiago Mottan - flet drejtori i klubit

Serie A
E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet

E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet

Premier League
Kalo në kategori