Real Madridit duket se nuk po i shkon asgjë për dore gjatë këtij stinori.

Madrilenët e kanë nisur keq këtë edicion në ligën elitare spanjolle, e cila për pasoj erdhi deri tek shkarkimi i trajnerit Julen Lopeteguit.


Por, Los Blancos kanë marr edhe një lajm të hidhur prej stafit mjekësor në lidhje me mbrojtësin e krahut të majtë, Marcelo.

GettyImages 1054733276 Marcelo (Getty Images)

Klubi mbretëror spanjoll do të mungojë së paku një muaj pas lëndimit të pësuar në takimin e humbur 5-1 kundër Barcelonës.

“Pas testeve të kryera nga Marcelo në shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim të muskujve, në “hamstring” e djathtë të tij, dhe shërimi i tij do të vazhdojë hap pas hapi", shkruan në njoftimin e merengezëve.

Në këtë mënyrë, braziliani pritet të mungojë në katër ndeshje të La Ligës dhe dy të Ligës së Kampionëve.

Ndryshe, 30-vjeçari deri më tani ka pasur 327 paraqitjet për kampionët e Evropës dhe ka shënuar 25 gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app