Telegrafi

Marcelo flet për kalimin e mundshëm të Neymarit te Reali

Mbrojtësi Marcelo ka thënë se nuk ka gjasa që sulmuesi i Barcelonës, Neymari të transferohet te Real Madridi.

“Mbretërit” përkundër rivalitetit me Barçën, gjithnjë kanë shprehur interesim për 24-vjeçarin, por Marcelo nuk beson se ky transferim do të bëhet realitet.

“Ne bëjmë shaka për shumë gjëra. Nuk flasim shumë për futbollin, prandaj nuk e di [për transferimin]”, ka thënë Marcelo kur është pyetur nëse ka folur me Neymarin për kalimin e mundshëm.

“Por, mendoj se do të ishte e vështir për Neymarin, i cili është duke bërë histori me Barcelonën, për të ardhur te Real Madridi. Do të jetë e vështirë”.