LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut voton për President, një shqiptar në garë për të bërë historinë

Maqedonia e Veriut voton për President, një shqiptar në garë për të bërë historinë

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut mbahen sot ku për të parin e shtetit janë në garë tre kandidatë, Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski. Këto janë zgjedhjet e gjashta në vend, të parat pas ndryshimit të emrit.

Sot do të mbahet rrethi i parë ku të drejtë vote kanë 1.808.131 votues në 3.480 vendvotime.

Rregullat janë të qarta, dy fituesit e rrethit të parë shkojnë në rrethin e dytë. E nëse ndonjëri merr 904.066 vota atëher ai/ajo është kryetar shteti prej në rrethin e parë.


Në rrethin e dytë shkojnë dy më të votuarit e rrethit të parë. Edhe atje rregullat janë të njejta, kush merr me shumë vota bëhet President, por një herë duhet të përmbushet rregulli: censusi prej 40% nga numri i përgjithshëm i votuesve. Në këtë rast censusi është 723 mijë votues duhet të ketë minimum që rrethi i dytë të jetë i suksesshëm.

Rrethi i dytë i votimit zhvillohet brenda 14 ditëve nga përfundimi i rrethit të parë të votimit, në këtë rast më 5 maj.

Nëse në rrethin e dytë asnjëri prej dy kandidatëve nuk merr numrin e duhur të votave, përsëritet e tërë procedura zgjedhore.

Presidenti në Maqedoni ka detyra ceremoniale. Ingerenca më e rëndësishme e të parit të shtetit është vendosja e vetos mbi ligje duke mos i nënshkruar ligjet e miratuara nga Kuvendi.

Përndryshe, ndërkohë do të mbahen edhe zgjedhjet lokale në komunën e Ohrit, Dibrës dhe Novo Sellës të cilat për shkaqe të ndryshme kanë mbetur pa kryetarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori