LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia nuk ka kapacitete menaxhuese të hedhurinave

Maqedonia nuk ka kapacitete menaxhuese të hedhurinave

Në raportin e fundit të përparimit për Maqedoninë është cekur se zbatimi i direktivës për hedhurinat është njëra nga pjesët më të hershme dhe se janë të nevojshme përkrahje ekonomike për t’u përmirësuar gjendja me menaxhimin e bërllogut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kështu tha Mauro Diveroli, zv. ambasador i BE-së në Shkup, në fillim të Twinning projektit për forcimin e kapaciteteve administrative për zbatimin e direktivës strukturore për hedhurina dhe direktivave për rrjedhat e posaçme të mbetjeve, që financohet nga BE-ja.

Diveroli bëri të ditur se legjislativi i BE-së në sferën e ambientit jetësor është mjaft i ndërlikuar dhe kërkon mjete financiare për zbatimin transparent të tij.


Paul Edwards, zv. ambasador i Mbretërisë së Bashkuar tha se kapacitetet administrative nuk mjaftojnë për t’u përballur me hedhurinat që hidhen kudo nëpër rrugët e Maqedonisë.

Dalien Eftimov nga Ministria për ambient jetësor dhe planifikim hapësinor porositi se zbatimi i politikave do të sjell përmirësimin e standardeve të menaxhimit me bërllogun në Maqedoni.

Projekti do të zbatohet nga ekspertë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Spanjës, në bashkëpunim me Ministrinë për ambient jetësor dhe planifikim hapësinor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Lajme
Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Lajme
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
U vazhdohet paraburgimi edhe për nga dy muaj vëllezërve Viqentijeviq për sulmin në “Ibër – Lepenc”

U vazhdohet paraburgimi edhe për nga dy muaj vëllezërve Viqentijeviq për sulmin në “Ibër – Lepenc”

Drejtësi
Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

Shëndetësi
Kalo në kategori