LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia në fazë të portokalltë, rekomandohet të lirohen nga puna gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjet

Maqedonia në fazë të portokalltë, rekomandohet të lirohen nga puna gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjet

Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, në territorin e gjithë vendit gjatë shtatë ditëve në vijim duke filluar nga sot deri më 14 gusht do të ketë temperatura të larta të fazës së portokalltë.

Nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se në bazë të konkluzioneve të Komisionit për ndjekjen e efekteve nga temperaturat e larta në pajtim me Planin aksional për parandalim të pasojave nga valët e nxehta i kanë marrë disa rekomandime: të lirohen nga puna grupet më të prekura siç janë: gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vite, në çerdhe të mos praktikohet aktiviteti fizik te fëmijët dhe të barten nxënësit në hapësira të hapura nga ora 11:00 deri në orën 17:00, të gjitha subjektet juridike që kryejnë aktivitete në hapësira të hapura të ndalojnë me aktivitetet nga ora 11:00 deri në orën 17:00, që posaçërisht prek ndërtimtarët, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në rekomandimet theksohet se njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Punë Sociale në rajonet e valës së ngrohtë duhet të kenë qasje pro-aktive dhe të ofrojnë ndihmë personave të moshuar, të pastrehët sipas aktiviteteve të parapara në Planin aksional, dhe duke pasur parasysh faktin se disa proceset prodhuese dhe teknologjike mund të paraqesin rrezik shtesë ndaj shëndetit të punëtorëve të ekspozuar, të rikujtojnë punëdhënësit që të respektojnë rregullat ligjore në këtë fushë.


Qytetarët duhet të respektojnë masat e përgjithshme për mbrojtje të shëndetit, që do të thotë se gjatë temperaturave ekstreme të larta duhet të jenë më të mbyllur më gjatë në hapësira të mbyllura (të klimatizuara), dhe nëse kalohet në hapësira të hapura, të ndalen nën hije më shpesh, të mbajnë veshje të lehtë, nëse dalin në diell të mbajnë syza dhe kapelë, gjatë rrezitjes të përdorim faktor mbrojtës, të hanë më pak, kryesisht pemë dhe perime dhe më pak ushqim të yndyrshëm, të pinë lëngje më shumë, të shmangin pijet alkoolike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori