LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia merr pjesë në Asamblenë e përgjithshme të Organizatës për hekurudha evropiane

Maqedonia merr pjesë në Asamblenë e përgjithshme të Organizatës për hekurudha evropiane

Nga dita e djeshme ka filluar Asambleja e përgjithshme e Organizatës së hekurudhave evropiane dhe kompanive infrastrukturore (CER), ku merr pjesë edhe Maqedonia.

Në asamble është nënshkruar Deklarata për përfshirje sociale, që i lidhë nënshkruesit e saj, institucionet kombëtare dhe organizatat, që t’i përfshijnë dhe t’u kushtojnë vëmendje të posaçme personave që përballen me vështirësi sociale në lidhje me stacionet hekurudhore dhe qasjen në to, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi është që të promovohet shkëmbimi i dijeve dhe praktikave më të mira ndërmjet nënshkruesve të deklaratës. Kjo deklaratë është nënshkruar për herë të parë më 2008, nga pesë kompani hekurudhore, ndërkaq Maqedonia përfaqësohet nga Irfan Asani, drejtor i ”Hekurudhat e Maqedonisë”.


Sipas njoftimit, Asani ka vleësuar se përvoja e pjesëmarrjes në këtë asamble është mjaft e rëndësishme për Maqedoninë. Ai ka relaizuar takime me drejtorë të më shumë kompanive hekurudhore, me të cilët është diskutuar për zhvillimin e mëtutjeshëm të hekurudhave në Maqedoni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori