Maqedonia e Veriut në Bruksel filloi skrining takimin bilateral për kapitujt 14 dhe 21
Sot në Bruksel në skrining agjendën bilateralefilluan takimet për Kapitujt 14 dhe 21 respektivisht “Politika e transportit” dhe “Rrjetet trans-evropiane” të cilët janë pjesë e Klasterit 4 Agjenda e gjelbër dhe ndërlidhja e qëndrueshme.
“Politika e transportit është një nga shtyllat më të rëndësishme për rritjen, konkurrencën dhe zhvillimin e ekonomive moderne. Nga ana tjetër, pranojmë se Rrjetet Trans-Europiane të transportit identifikojnë korridoret prioritare dhe fushat tematike të infrastrukturës së transportit trans-evropian dhe sigurojnë udhëzime për përzgjedhjen e projekteve. Përshëndesim qëllimin e Komisionit Evropian për të investuar përpjekje shtesë në zhvillimin e korridorit të ri evropian të transportit në Ballkanin Perëndimor”. – tha në fjalimin hyrëse para përfaqësuesve të Komisionit Evropian, Drita Abdiu Halili, zv.kryenegociatorja me BE-në.
Ajo shtoi se Qeveria në mënyrë aktive promovon bashkëpunimin rajonal dhe ndërlidhjen, duke treguar dimensionin ndërkombëtar të të gjitha llojeve të transportit, me një fokus të veçantë në zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës në kuadër të rrjeteve trans-evropiane.
Synojmë të përmirësojmë lidhjen dhe të përforcojmë kontributin tonë në korridoret e transportit evropian. Përpjekjet tona kryesisht kahësohen drejt ndërtimit të lidhjeve të transportit që mungojnë si rehabilitim i rrjetit ekzistues të transportit.
Skrining takimet për këta 2 kapituj shumë të rëndësishëm kanë për qëllim të japin pasqyrim më të qartë legjislacionit tonë me legjislacionin e BE-së, duke iu referuar masave të zbatuara, planeve të ardhshme dhe afatit kohor të pritshëm në të cilin duhet të transpozojmë legjislacionin e ri evropian në kornizën tonë ligjore.
Në skrining takimet për fushat e Kapitullit 14 dhe 21, të cilët do të vazhdojnë deri në fund të javës, marrin pjesë përfaqësues nga disa institucione shtetërore edhe atë: Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Ekonomisë, Agjencia e Aviacionit Civil, Inspektorati Shtetëror për Transport, Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, Ndërmarrja Shtetërore për Infrastrukturë Hekurudhore, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe përfaqësuesit e Sekretariatit për Çështje Evropiane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze