Vendi mund të ketë reduktime të furnizimit me energji elektrike gjatë sezonit të dimrit, nëse autoritetet nuk sigurojnë 1/3 e nevojave të konsumit ditor nga importi me shtetet fqinje. Nga “MEPSO” thonë se në bazë të potencialit prodhues të elektranave sigurohet 65-70% e energjisë nga burimet vendore ndërsa 30-35% e energjisë importohet. Drejtori i MEPSO-s Orhan Murtezani, tha se restrikcione nuk do të ketë vetëm nëse sigurohet energjia nga Greqia, Bullgaria, Shqipëria dhe Serbia.
“Ky trend i njëjtë është në disa vitet e fundit dhe nëse kemi parasysh planin e paraqitur të ELEM për prodhimin e energjisë gjatë dimrit që vjen por edhe tentativat e qeverisë për të siguruar energji elektrike nga shtetet fqinje, nëse gjitha këto hapa përmbyllen me sukses, atëherë besoj që ky dimër do të duhet të kaloj pa devijime ose probleme të theksueshme”, tha Orhan Murtezani, Drejtor i SH.A. “MEPSO”.
Por përqindja e importit të rrymës mund të jetë edhe më e lartë nëse marrim parasysh energjinë elektrike që shkon dëm gjatë shkaku i rrjetit të amortizuar. Në trafo stacionet dhe nga lartëpërçuesit që administron MEPSO humbja e rrymës është 1,8% ose 125 GW/h në vit. Ndërsa nga EVN thonë se janë shqetësuese llogaritjet për humbjen teknike të energjisë gjatë furnizimit në rrjetin e amortizuar të shpërndarjes së EVN-së.
“Në vitin 2021 rreth 14% e prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike që ka kaluar përmes rrjetit të shpërndarjes llogaritet si humbje teknike dhe komerciale. Kjo përqindje e humbur është 913,4 GW/h që në shpenzim arrin vlerën e 20 milion eurove. Pa marrë parasysh se a janë teknike apo komerciale, të gjitha sasitë e humbjeve EVN i prokuron në treg të hapur sipas çmimeve të tregut”, njoftojnë nga EVN Maqedoni.
Nga Komisioni Rregullator i Energjetikës thonë se me ligjet e fizikës është normale të humbet energjia deri në 15% e prodhimit të përgjithshëm, por nga kompania shpërndarëse EVN thonë se KRRE nuk e pranon humbjen e denoncuar prej 14%, por ka legjitimuar në treg vetëm 12% humbjes së rrymës. Por, a paguajnë qytetarët humbjet në rrjet? Sipas EVN në vetë faturat e energjisë elektrike, në mënyrë transparente dhe të detajuar është pasqyruar se për çfarë paguajnë konsumatorët, dhe ajo është: Kompensim për energjinë elektrike të konsumuar, Kompensim për transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike (MEPSO dhe Elektrodistribuimi), TVSH 5% dhe Taksa komunale për ndriçim publik. Nga ana tjetër, humbje ka edhe nga vjedhjet. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 300 mijë MW/h energji elektrike vidhen çdo vit në vend, shumë e cila është afër 10% e konsumit të përgjithshëm të rrymës për amvisëritë në Maqedoninë e Veriut. Nga autoritetet thonë se nga kyçjet ilegale në rrjet dëmi kalon mbi 100 milion euro në vit dhe shumica e hajnave atë e përdorin për gërmim të kriptovalutave. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë