Maqedonia e bën të ditur listën për Kroacinë dhe Çekinë, rikthehet Isnik Alimi

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në muajin qershor do të luaj dy ndeshje kontrolluese ndaj Kroacisë dhe Çekisë.
Për këto dy sfida, seleksionuesi Bllagoja Milevski mesditën e kësaj të mërkure ka bërë të ditur listën me futbollist.
Në listën e Milevskit nuk ka ndryshime dhe janë të ftuar 27 lojtarë, në mesin e tyre gjashtë shqiptar standart si Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Visar Musliu, Agon Elezi, Lirim Qamili si dhe është rikthyer edhe Isnik Alimi që mungoi në grumbullimin e fundit për shkak të dëmtimit.
Grumbullimi i reprezentuesve të Maqedonisë është përcaktuar për 27 maj në ora 12:00 në hotelin Hilton në Shkup.
Maqedonia ndeshjen me Kroacinë e luan me 3 qershor në Rijeka, përderisa atë me Çekinë me 10 qershor. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































