Maqedoni, u vu gurëthemeli i ndërtesës së parë të projektit “ARM, shtëpia ime e vërtetë” (Video)

Tv 21 bën të ditur se u vu gurë themeli i ndërtesës së parë të projektit “ARM, shtëpia ime e vërtetë”. Ministria e Mbrojtjes ka ndarë një parcelë pas kazermës Ilinden në Shkup, për të ndërtuar pallatet për oficerët e vet. Ministri Zoran Jolevski, shpjegon se 32 pjesëtarë të armatës, kanë paguar 20% të shumës sa kushton një banesë. Për t’ua lehtësuar atyre pagesën, armata ua mundësoi që për 20 vjet të paguajnë këste mujore që nuk e tejkalojnë shumën prej 200 euro. Ministria po ashtu do t’i paguaj edhe kamatat e kredive të pronarëve të banesave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Deri më tani janë paraqitur 250 pjesëtarë të armatës, të cilët duan të marrin banesa në këto objekte kolektive. Megjithatë, nëse ka interesim ne do të vazhdojmë me ndërtimin e komplekseve tjera, jo vetëm këtu në Shkup. Në lokacione të këtilla janë paraparë të ndërtohen banesa për ushtarët edhe në Veles, Prilep, Shtip dhe Kumanovë”, tha Jolevski.
Sipas projektit, banesat me nga një dhomë, ose 35m2 do të paguhen me këste prej €75. Kurse banesat me nga katër dhoma, që kanë hapësirë prej 90m2, ushtarët duhet të paguajnë nga €200 në muaj, për 20 vjet rresht. Në këtë ngjarje promovuese, erdhi edhe lideri i OBRM-PDUKM-së Nikola Gruevski. Ai hezitoi të jap deklarata politike, por lëvdata dha për këtë projekt qeveritar, sepse e vlerëson se ushtarët do të kenë mundësi të strehohen më afër punës së tyre.
“Numër i madh i ushtarëve do të zgjidhin problemin e tyre të banimit dhe do të kenë kushte të mira për jetesë. Me këtë projekt atyre ju jepet mundësia, në një mënyrë më të lirë të marrin në pronësi banesat e tyre”, tha Gruevski.
Jo të gjithë pjesëtarët e Armatës së Maqedonisë e mirëpritën projektin “ARM shtëpia ime e vërtetë”. Sindikalistët e ushtarëve profesionist thonë se me pagat që kanë nuk do të jenë në gjendje të kursejnë për banesa. Ata kërkojnë që fillimisht tu rregullohen kushtet elementare nëpër kazerma.
Për Sindikatën e pavarur të ushtarëve profesionist, ky projekt është vetëm marketing politik para zgjedhjeve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa