LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, sot fillon diskutimi për rebalancin e buxhetit

Maqedoni, sot fillon diskutimi për rebalancin e buxhetit

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut prej sot do të fillojë debati për rebalancin e buxhetit për vitin 2019.

Propozimi për ndryshime dhe plotësime të buxhetit është pikë në rendin e ditës në Komisionin për Financim dhe Buxhet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas propozimit, të ardhurat totale me ribalancimin e buxhetit janë planifikuar në nivelin 210.5 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet totale janë përcaktuar në 228.3 miliardë denarë.


Në këtë kornizë të planifikimit të shpenzimeve dhe të ardhurave, deficiti mbetet i pandryshuar në krahasim me atë të planifikuar me buxhetin themelor, përkatësisht pozicionohet me 17.7 miliardë denarë ose 2.5 përqind të BPV-së.

Me rebalancin e buxhetut pritet të ndahen 400 milion denarë për subvencionimin e rritjes së pagës në sektorin privat, 200 milion denarë për masa aktive të punësimit, fonde shtesë për të mbështetur bujqësinë, 193 milion denarë për prokurimin e ilaçeve për sëmundje të rralla dhe insulinë, 193 milion denarë për mbrojtjen e sistemit të kolektorëve të Liqenit të Ohrit, për pagimin e rimbursimit të TVSH-së, etj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Kalo në kategori