LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, sigurohen para për pagat e zjarrfikësve

Maqedoni, sigurohen para për pagat e zjarrfikësve

Kryeministri Zoran Zaev pas takimit me përfaqësuesit e Sindikatës së pavarur të zjarrfikësve të RMV-së, njoftoi se janë siguruar mjetet financiare për pagat e gjithë zjarrfikësve dhe se do të ketë rritje të mjeteve për paga për 70.000 milionë denarë.

Sindikata e pavarur udhëhiqej nga kryetari Toni Boshkovski ndërsa në takim të pranishëm ishin edhe Darko Dimovski dhe Tanja Çaçarova Ilievska, këshilltare e kryeministri Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, në takim është konstatuar nevoja e sjelljes së akteve nënligjore dhe rregulloreve për pagesën e zjarrfikësve./Telegrafi/