Në tregun automobilistik të Maqedonisë po shënohet rritje e butë e importit të veturave të reja dhe ulje e madhe e importit të veturave të vjetrave, shkruan gazeta KOHA. Në dhjetë muajt e parë të këtij viti, shënohet rritje e importit prej 276 veturash të reja dhe rënie e importit prej 3957 vetura të vjetra, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Doganës, në periudhën janar – tetor, në vend janë importuar 4445 vetura të reja, që paraqet një rritje të butë në raport me 4169 vetura të reja të importuara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Njëherazi, në dhjetë muajt e parë të këtij viti, janë importuar 18.256 vetura të vjetra, që paraqet një ulje të madhe prej gati 4000 vetura në raport me 22213 vetura të vjetra të importuara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Është ngadalësuar dukshëm edhe importi i kamionëve dhe autobusëve në dhjetë muajt e parë të këtij vit në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluara.
Në periudhën janar-tetor 2017, janë importuar 663 kamionë të rinj, në raport me 595 kamionë të rinj në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjithashtu shënon rënie prej 1799 në 1667 numri i kamionëve të vjetër të importuar në këtë periudhë. Rritje shënohet vetëm tek importi i autobusëve të rinj, prej 3 në 6, ndërsa rënie ka edhe, prej 145 në 101 autobusë të vjetër, të importuar në periudhën respektive.
Ekspertët e automobilizmit vlerësojnë se standardi në rënie, ngopja e tregut me vetura të vjetra dhe të volitshme me çmim si dhe fuqia e dobësuar blerëse e popullatës, është reflektuar edhe te tregu i veturave, ku blerësit vështirë përcaktohen për blerjen e veturave të reja. Nga ana tjetër, edhe përkundër lirimeve të mëdha, pajisjes së begatshme, fushatave të ndryshme dhe ofertave përmes bankave, kjo nuk ka ndikim pozitiv te blerësit e veturave të reja. Gjithashtu kompanitë e transportit kalkulojnë me harxhimet e ndryshme dhe mbijetesën në treg dhe vështirë e kanë të rinovojnë parkun e tyre vozitës.
Vlerësohet se kaloi euforia e madhe e importit të veturave të vjetra dhe të reja, ku si rrjedhojë e liberalizimit në vitin 2010 u importuan afër 51 mijë vetura të vjetra dhe 7000 vetura të reja si rrjedhojë e situatës më stabile ekonomike, numrit të madh të kredive automobilistike, por edhe blerjeve nga ana e institucioneve të ndryshme shtetërore.
Edhe shtrëngimi i kritereve për importin e veturave të vjetra, në mënyrë shtesë uli importin dhe indirekt edhe shitjen e veturave të vjetra. Në vitin e kaluar u ndalua importi i veturave me standardin EURO-3 apo më të vjetra se viti 2005. Njëherazi, disa vite me radhë shënohet edhe ulja e interesimit të qytetarëve që të blejnë veturë të re përmes huave në banka. Sipas të dhënave të Bankës Popullore të Maqedonisë, shënohet ulje vjetore prej pesë për qind e kredive automobilistike.
Ndryshe, në konsumin e derivateve të naftës në Republikën e Maqedonisë, në vitin e kaluar dominon karburanti i dizelit me afër 64 për qind, pasojnë benzinat pa hekur me afër 12 për qind, gazi i lëngshëm me 8.5 për qind dhe mazuti me 8.2 për qind. Më pak janë harxhuar vaji ekstra i lehtë me 6.5 për qind, bitumeni me 0.5 për qind dhe kerozini i avionëve me 0.06 për qind. Vlen të theksohet se përgjatë periudhës 2013-2016 shënohet rritje prej 53 në 64 për qind të konsumit të dizelit në totalin e tregut të shitjes me pakicë të derivateve të naftës. Ulje prej 15 në 12 për qind shënon konsumi i benzinave pa hekur, ndërsa është përgjysmuar shitja e mazutit prej 15.8 në afër 8 për qind, tregojnë raportet e Komisionit Rregullator për Energjetikë. /Koha.mk/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër
Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve
Xhemaili: Kurti nuk ka arsye të preket për doracakun se nuk i mëson fëmija në Kosovë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit