Maqedoni: Rritet frika te popullata për mundësinë e infektimit me coronavirus

“Te popullata në vend shënohet frikë e rritur nga mundësia e infektimit me koronavirus. Zvogëlohet skepticizmi i njerëzve për rrezikun dhe kërcënimet e virusit, ndërsa situata e përkeqësuar me epideminë e ka zvogëluar mbështetjen e qytetarëve për pushtetin në lidhje me ballafaqimin me të”. Këto janë rezultatet e hulumtimit të “Gallup International Association” të zbatuar në 19 vende në mbarë botën, mes të cilave edhe në Maqedoni..
Në periudhën kur ishte zbatuar hulumtimi në Maqedoni, siç thuhet në kumtesë, numri i të infektuarve me virusin CKovid-19 në vend u rrit në numër treshifror dhe e arriti maksimumin nga fillimi i krizës, derisa masat dhe kufizimet ngadalë u zbutën.
“Konstellacioni i tillë me siguri është edhe arsye për frikën e rritur mes popullatës nga mundësia e infektimit me virusin, nëse personalisht ose dikush nga familja e tyre e afërt (vala 1 – 63 për qind: vala 3 – 77 për qind). Rritja e madhe e kurbës epidemike reflektohet edhe mbi mbështetjen e popullit rreth frikës së autoriteteve me koronavirusin, e cila shënon rënie të pjerrët prej 65 për qind në muajin Mars në 48 për qind në Qershor, fuqishëm duke e polarizuar opinionin rreth aftësisë së autoriteteve të menaxhojnë me krizën, dhe ashtu më shumë se gjysma e të anketuarve 57 për qind mendojnë se pandemia ende nuk është nën kontroll”, kumtoi BRIMA anëtare e Gallup International Association.
Situata e përkeqësuar, thonë prej atje, vetëm për disa muaj në mënyrë drastike e ka zvogëluar numrin e skeptikëve të cilët në fillim të krizës besonin se kërcënimi i virusit është tepruar, prej 73 për qind në mars në 44 për qind në qershor, duke e lënë opinionin të polarizuar rreth idesë se deri në fund të vitit jeta në vend mund të kthehet ngadalë në normale (46 për qind).
“Pamja e tillë pesimiste për të ardhmen është ende më shumë brengosëse duke e marrë parasysh faktin se madje 53 për qind e të anketuarve në qershor kanë deklaruar se të ardhurat e tyre familjare janë zvogëluar nga fillimi i krizës, potencojnë nga BRIMA e cila e ka bërë hulumtimin në vend. Të dhënat e Gallup International Association se frikat e infektimit me koronavirus mbesin të mëdha dhe se njerëzit përreth botës ende në masë të madhe janë mbështetës të qeverive të tyre, por jo në nivel të regjistrimit nga fillimi i krizës, ndërsa mendimi nëse jeta do të kthehet në normale në vitin 2021 është i ndarë në mënyrë të barabartë.
“Edhe pse në shumicën e vendeve nga hulumtimi frika e infeksionit me koronavirus mbetet e madhe, në dukje është trendi gradual i zvogëlimit. Përderisa në Maqedoni është mes më të rallave ku frika nga infektimi me koronavirus është në rritje, së bashku me BeH-në dhe Indinë. Gjithsej nga 19 shtetet e anketuara, 67 për qind frikohen se vetë ose dikush nga familjet e tyre, mund të infektohet me KOVID-19, ndërsa 30 për qind kanë deklaruar se
nuk frikohen nga mundësia e infektimit”, thuhet në kumtesë.
Hulumtimi i Gallup International është zbatuar në 19 vende në mbarë botën. Gallup International Association (GIA) është asociacion udhëheqës i pavarur global për hulumtim të tregut dhe mendimit publik. Brima është themeluar në vitin 1992 si agjenci e parë e pavarur hulumtuese në Republikën e Maqedonisë, joint-venture (marrëdhënie partneriteti), me Gallup International. Në vitin 2002, në konferencën vjetore të Gallup International në Johansburg, Afrika Jugore, BRIMA ishte pranuar si anëtar i saj i Maqedonisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame