LAJMI I FUNDIT:

Fondi Pensional në Maqedoni: Pensionet në vitin 2019 me rritje më të vogël në histori

Fondi Pensional në Maqedoni: Pensionet në vitin 2019 me rritje më të vogël në histori

Fondi Pensional-invalidor në raportin e sapo publikuar për vitin 2019 konfirmon që vitin e kaluar ka pasur rritje më të vogël të pensioneve deri më tani, gjegjësisht rritje më të vogël në 13 vitet e fundit prej kur ka filluar regjistrimi i të dhënave. Rregullimi i pensioneve ishte 0.7 përqind më 1 janar 2019 dhe 0.4 përqind më 1 korrik të të njëjtit vit, që do të thotë se në total ato ishin rregulluar me 1.1 përqind.

“Me rregullimet e bëra në pensionet, mesatarja e pensioneve në dhjetor të 2019 ishte 14.602 denarë dhe e njëjta në krahasim me vitin 2018 në vlerë prej 14.445 denarë është më e lartë për 1.1 përqind. Rritja është rezultat i rregullimit të rregullt të pensioneve në vitin 2019, si dhe sasia e pensioneve të përfituesve të rinj të pensioneve”, thuhet në raportin e Fondit të pensioneve.

Më parë, rritja më e vogël të pensioneve u regjistrua në vitin 2010 kur ishte 1.4 përqind. Rritje më të madhe të pensioneve ka pasur në vitin 2008 ku kishte rritje prej 21.66 përqind. Në 2018, pra dy vite më parë, rritja ishte 3.52 përqind, ndërsa në vitin 2017 ishte vetëm 1.59. Në vitin 2007, viti i parë i rekordit, ishte 1.69 përqind. Ka pasur rritje prej 5 përqind e më shumë ka pasur rritje në vitet 2009, 2013, 2014, 2015 dhe 2016.


Vitin e kaluar, janë regjistruar 324.039 pensionistë, pra 6.761 përfitues më shumë se vitin 2018 dhe morën pension në vlerë prej 73.1 miliardë denarë, ose 4.5 miliardë më shumë se një vit më parë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori