LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, prej sot 14 pika për testim për coronavirus

Maqedoni, prej sot 14 pika për testim për coronavirus

Prej sot nisin të funksionojnë gjithsej 14 pika për marrjen e materialeve dhe mostrave për testim nga coronavirusi në territorin e shtetit. Në Shkup pikat do të jenë në poliklinikat “Çair” dhe “Jane Sandanski”, ndërsa gjatë ditës së sotme do të publikohen informacione për të gjitha qendrat në mbarë vendin.

“Do të testohen qytetarë me indikacione epidemiologjike dhe me caktime nga paralajmërimi paraprak tek mjeku amë e cila duhet të plotësohet me algoritëm që do të tregojë në atë nëse qytetari duhet të testohet ose jo. Pas takimit të djeshëm koordinues me Shoqatën e mjekëve amë ata plotësisht janë kyçur në mbështetje të këtij sistemi në identifikimin e zbulimit të hershëm, rritjes së qasjes së pacientëve ose të qytetarëve së pari në diagnostikim, pastaj edhe deri në zbatimin dhe kryerjen e testeve”, tha dje në konferencë për media ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai ka përsëritur se “call-qendra” është veçmë në funksion nga fundjava dhe se gjatë kohës së ditëve të punës do të punohet me kapacitet të shtuar të njerëzve me qëllim të shmanget pritja.


Gjatë ditët së sotme, siç paralajmëroi Filipçe, pas skadimit të 14 ditëve nga vendosja e diagnozës te gjashtë pacientë do të merret strisho kontrolluese.

“Prej tyre pesë janë në gjendje të mirë, ndërsa te pacientja e cila kishte përkeqësim të gjendjes është vendosur makinë për frymëmarrje, ajo është në gjendje të pandryshuar në krahasim me disa ditë më parë”, tha Filipçe.

Ai informo se pacientët të cilët janë në mjekim shtëpiak janë në komunikimi të vazhdueshëm me mjekët nga Klinika Infektive. Prej sot do të jetë në funksion të plotë sistemi i komunikimit me infermieren përgjegjëse pikërisht për këtë punë dhe sipas nevojës konsultim me mjekun specialist në cilindo kohë për vlerësim të gjendjes së tyre.

Lidhur me orën policore, Filipçe tha se ajo nuk vlen për punonjës shëndetësor, pjesëtarë të MPB-së dhe Armatës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori