LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, nga korriku sërish me energji elektrike të lirë gjatë ditës

Maqedoni, nga korriku sërish me energji elektrike të lirë gjatë ditës

Vitin e kaluar, qytetarët kishin mundësi të përdorin energji elektrike më të lirë vetëm gjatë natës – nga ora 22:00 deri në 7:00 çdo ditë dhe gjatë gjithë ditës të diel.

Nga 1 korriku, qytetarët e Maqedonisë do të mund të shfrytëzojnë sërish rrymë të lirë gjatë ditës , nga ora 14:00 deri në 16:00. Këtë mundësi e ka bërë të ditur kreu i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski. Por një vendim përfundimtar do të duhet të presë deri në fund të sezonit të ngrohjes. “KRRE e bartë vetë sistemin tarifor dhe tani po bëhen analiza nëse nga pikëpamja ekonomike mund të kthehet rryma e lirë gjatë ditës. Tani duhet të shohim sa do të jetë prodhimi vendor i energjisë elektrike dhe sipas njoftimeve të EEM-së do të rritet së paku 10 për qind”, thotë Bislimoski. Është analizuar edhe fakti që ka një numër të madh fotovoltaikësh të ndërtuar që kryesisht ndërtohen nga kompani të mëdha.

Tarifa e lirë ditore u hoq më 1 janar 2022, kur pati edhe rritje më të madhe të çmimit të energjisë elektrike me 9.48 për qind. Nëse do të kishte mbetur tarifa e lirë ditore, çmimi i energjisë elektrike do të duhej të rritej me 5 për qind shtesë, pra rritja do të ishte 14.23 për qind. Vitin e kaluar, qytetarët kishin mundësi të përdorin energji elektrike më të lirë vetëm gjatë natës – nga ora 22:00 deri në 7:00 çdo ditë dhe gjatë gjithë ditës të diel. “Tani, në periudhën kur rryma ishte më e shtrenjta, falë fotovoltaikëve, ne kemi energjinë më të lirë. Prandaj, është e mundur, nëse llogaritjet tregojnë kështu, të kthehet rryma e lirë ditore”, thotë kreu i KRRE. Sipas tij, përfitimin më të madh do ta kenë pensionistët që janë në shtëpi dhe që janë shumë të kujdesshëm se si konsumohet energjia elektrike. “Përveç kësaj, ata i paguanin faturat më rregullisht gjatë pandemisë Kovid dhe ruajtën likuiditetin e EEM-së”, thotë Bislimoski.


Në muajin janar, për herë të parë në 15 vitet e fundit, nga gjithsej nevojat për energji elektrike në Maqedoninë e Veriut, 87% është siguruar nga objektet e prodhimit vendas, ndërsa vetëm 13% është siguruar nga importi, thotë bashkëpunëtori i Qeverisë për energjinë, njoftoi Viktor Andonov javën e kaluar. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori