LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, Komiteti i Helsinkit ka konstatuar 70 incidente dhe vepra nga urrejtja vitin e kaluar

Maqedoni, Komiteti i Helsinkit ka konstatuar 70 incidente dhe vepra nga urrejtja vitin e kaluar

Shtatëdhjetë incidente dhe vepra nga urrejtja ka regjistruar Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në vitin 2017. Pjesa më e madhe e tyre, gjegjësisht në 35 incidente, bazë ka qenë përkatësia politike, ndërsa në 30 kombësia. Më së shumti nga veprat – 34 kanë qenë dhunë, në 30 ka pasur dëmtim të pronës, ndërsa lëndime të rënda trupore ka pasur, gjithashtu, në 30 vepra.

Këto të dhëna, të përmbajtura në Raportin e Komitetit të Helsinkit për krim nga urrejtja, sipas Urania Pirovskës, tregojnë n[ faktin se shumë po flitet për tejkalimin e stereotipave, për parandalim të gjuhës së urrejtjes, dhe se shumë pak po bëhet në praktikë.

“Nevojitet që seriozisht të kuptohet se gjuha e urrejtjes, sepse mostejkalimi do të thotë produksion i incidenteve dhe veprave penale nga urrejtja”, tha Pirovska në konferencën e sotme për shtyp.


Sipas Hajdi Shterjova-Simonoviq, nga Komiteti i Helsinkit, duhet të theksohet edhe fakti që edhe krahas kësaj ata vitin e kaluar kanë konstatuar 70 vepra nga urrejtja, ndërsa MPB ka denoncuar vetëm dy, dhe një në mënyrë shtesë për të cilën udhëhiqet procedurë gjyqësore.

Për këtë, tha ajo nevojitet që edhe institucionet edhe qytetarët të mësohen t’i njohin veprat e tilla. Si vepra të urrejtjes, nga Komiteti i Heksinkit i konsiderojnë edhe ngjarjet e 27 prillit, në të cilat, siç theksojnë u ka paraprirë gjuha e urrejtjes, por edhe vrasja e tifozit të “Komitëve” Nikolla Sazdovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Lajme
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
​Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

​Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Lajme
A pati mosrespektim të aftave nga PZAP lidhur me kërkesën për anulimin e votave me postë? Përgjigjet drejtori i Sekretariatit të KQZ-së

A pati mosrespektim të aftave nga PZAP lidhur me kërkesën për anulimin e votave me postë? Përgjigjet drejtori i Sekretariatit të KQZ-së

Lajme
Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

Lajme
Kalo në kategori