LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Gjykata Kushtetuese nuk e pranon iniciativën për kthimin e Kuvendit

Maqedoni: Gjykata Kushtetuese nuk e pranon iniciativën për kthimin e Kuvendit

Gjykatësit kushtetues sot pas përfundimit të seancës së XII kanë mbajtur takim pune, në të cilin e kanë shqyrtuar iniciativën e gjykatësit Osman Kadriu, rreth kushtetutshmërisë së vendimit për shpërndarjen e Kuvendit.

Pas diskutimit, gjykatësit njëzëri vendosën që nuk ka kushte dhe baza për pranimin e iniciativës, gjegjësisht anulimin e vendimit për shpërndarjen e Kuvendit dhe kthimin e sërishëm të tij, përcjell Telgrafi Maqedoni.

Vendimi i sotëm i gjykatësve është i tillë, pasi siç thonë, tashmë Gjykata Kushtetuese është deklaruar në lidhje me kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e vendimit për shpërndarjen e Kuvendit në seancën e mbajtur më 8 dhe 15 prill 2020.


Ndryshe, Kuvendi i Maqedonisë u vetshpërnda në muajin shkurt pasi u shpallën zgjedhje të parakohshme, të cilat duhej të mbaheshin më 12 prill, por u anuluan për shkak të përhapjes së epidemisë Covid-19.

Ndërkohë, edhe LSDM ka nisur iniciativë me mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve, në mënyrë që Kuvendi t’i kthehet punës, por deri sot kjo iniciativë nuk është pranuar nga kryetari Talat Xhaferi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja

Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja

Lajme
Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt

Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt

Lajme
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori