LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, gjashtë kompani private rritën pushimin e lehonisë për 12 muaj

Maqedoni, gjashtë kompani private rritën pushimin e lehonisë për 12 muaj

Gjashtë kompani private nga Maqedonia e Veriut vendosën pushim të lehonisë për 12 muaj dhe orar të shkurtuar për punëtorët e tyre. Në takimin e sotëm me përfaqësues të Asociacioni të Odës ekonomike, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska dhe kryeministri Zoran Zaev ju bënë thirrje edhe firmave tjera ta ndjekin këtë shembull.

“Kjo nuk është ligjërisht e rregulluar, por firmat vet vendosën të japin 12 muaj pushim të lehonisë dhe orar të shkurtuar prindërve që janë kthyer nga pushimi i lehonisë. Me këtë ata sigurojnë vende pune më cilësore për të punësuarit e tyre. Nëse kompanitë private duan, mund ta vendosin edhe orarin e ri të punës së administratës shtetërore nga 7:30 deri 15:30 apo nga 8:30 deri 16:30. Me këtë do të mundësohet balanc mes punëtorit dhe jetës private ku gjithkund në botë jep më shumë produktivitet, dhe me këtë automatikisht ka më shumë rritje ekonomike dhe zhvillim, tha Carovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në mbledhje është hapur të vendoset pushim të barabartë të lehonisë edhe për burrat.


“Hapëm mundësi të bisedojmë edhe për Ligjin për marrëdhënie të punës që është në fazë fillimtare të debateve ku me të vërtetë nismat e këtilla për ne janë motivim shtesë të mundësojmë fleksibilitet në orarin e punës, që do të thotë adaptim shtesë të punëtorëve dhe nevojave të punëdhënësve që rezulton nga sindikatat dhe nga të gjitha odat. Bëj apel të mbështeten këto nisma dhe sa më shumë kompani në vendin tonë të praktikojnë shembuj të këtillë.

Ministrja thotë se Ligji për marrëdhënie pune duhet të jetë ligj bashkëkohor, të sigurojë fleksibilitet dhe siguri të punëtorit, diçka që sipas asaj, vendi me vite nuk e ka pasur.

“Duhet të jenë të kënaqur të dyja palët edhe punëdhënësit edhe punëtorët, sepse nëpërmjet nismave të këtilla edhe punëtorët edhe punëdhënësit afrohen ndaj njëri tjetrit, dhe kanë interes të përbashkët dhe kjo është ekonomi më të mirë, vende të punës produktive, vende të punës më mirë të paguara”, tha ministrja Carovska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori