LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, çfarë parasheh Ligji i ri për ndërprerjen e shtatzënisë?

Maqedoni, çfarë parasheh Ligji i ri për ndërprerjen e shtatzënisë?
Foto: Ilustrim

Me Ligjin e ri për ndërprerjen e shtatzënësi gratë do të mund ta ndërpresin shtatzënësinë deri në javën e 12-të vetëm me kërkesë me letër dhe se nuk do të ketë më këshilla të obligueshme dhe afate tre ditore për që gratë të vendosin nëse ndërprerja e shtatzënësisë është vendim përfundimtar.

Gratë deri në javën e nëntë do të mund të ndërpresin shtatzënë edhe me barna, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ndërprerja e shtatzënësi mund të kryhen pas kërkesës dhe me pajtim në letër nga një grua shtatzënë edhe pas 12 javëve të shtatzënësi, në raste kur ka indikacione mjekësore se shtatzënia parasheh rrezik për jetë ose do të ndikojë shume në shëndetin e gruas gjatë shtatzënësinë, në bazë të njoftimeve se mund të pritet që fëmija të lind me lëndime të rënda trupore, shtatzënia ka ardhur si pasojë e kryerjes së veprës penale: përdhunim, përdhunim ndaj personi të paaftë, përdhunim ndaj fëmijës, përdhunim me keqpërdorim të pozitës apo incest dhe do të vërtetohet se gjatë shtatzënësi apo pas shtatzënësi gruaja mund të ketë probleme personale, familjare, materiale apo mundësi tjera që do të ndikojnë ndaj shëndetit të saj”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.


Pas javës së 12-të për ndërprerje të shtatzënisë do të vendos komisioni i nivelit të parë, e përbërë nga dy mjekë specialistë të gjinekologjisë dhe akusherisë dhe një punëtor social.

Nëse gruaja nuk pajtohet me vendimin e komisionit të nivelit të parë do të ketë të drejtë anekse në komisionin në nivel të dytë e përbërë nga dy mjekë specialistë të gjinekologjisë dhe akusherisë, mjek specialist i kirurgjisë së fëmijës, psikolog dhe një anëtar me së paku pesë vite stazh në fushën e barazisë gjinore.

“Me sjelljen e këtij ligji, grave ju mundësohet informacione të plota, të sakta në lidhje me kryerjen e intervenimit, që do të mund të bëhet gjatë ndërprerjes së shtatzënisë apo pas procedurës, për metodat para dhe pas kryerjes së abortit në mënyrë të kuptueshme për gruan, me qëllim të merret vendim dhe të pajtim”, thonë autoritetet shëndetësore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori