LAJMI I FUNDIT:

Maqedonci: Sulmi në veri kishte synim mohimin e shërbimeve esenciale dhe destabilizimin e vendit

Maqedonci: Sulmi në veri kishte synim mohimin e shërbimeve esenciale dhe destabilizimin e vendit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se pas sulmit terrorist mbrëmë në kanalin e Ibër – Lepencit, tani përballemi me një situatë të menaxhueshme.

Maqedonci tha se bandat serbe kishin për qëllim mohimin e shërbimeve esenciale për qytetarët, dëmtimin energjetik dhe destabilizimin e vendit.

“Në Këshillin e Sigurisë analizuam situatën, secili dikaster ka paraqitur pikëvështrimin e tyre dhe të gjithë kemi ardhur në konkludim se ky sulm terrorist kundër infrastrukturës kritike të vendit tonë, kishte objektiv taktik mohimin e shërbimeve esenciale për qytetarët e vendit tanë, si dhe dëmtimin energjetik. Kurse si qëllim strategjik kishte destabilizimin dhe normalisht gjunjëzimin e shtetit të Kosovës përballë këtyre grupeve”, tha Maqedonci, për Klan Kosova.


“Edhe në këtë rast institucionet tona ishin në vendin e ngjarjes, u paraqiten me kohë, të gjithë koordinimet në mes institucioneve, duke përfshirë edhe ato të ministrive u bënë me kohë. Ne kemi tani një situatë të menaxhueshme, të gjithë dikasteret qeveritare janë të koordinuara në mes vete si asnjëherë më parë, duke pasur parasysh se ky akt i tmerrshëm me të vërtetë kishte synim dëmtimin në masë jo vetëm të qytetareve, por të gjithë shtetit të Kosovës”.

Tutje, ministri tregon se çfarë detyrash morën kjo ministri dhe FSK-ja në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, që u mbajt sot në orët e hershme të mëngjesit.

“Si ministri e Mbrojtjes dhe Forcë e Sigurisë së Kosovës morëm detyrë që të mbështesim Policinë e Kosovës dhe institucionet me njësitet që kanë zhvilluar që nga orët  e hershme të mëngjesit patrullime në lokacione të ndryshme të vendit. Kryesisht fokusi ynë ka qenë në digat kudo në Kosovë”, tha Maqedonci.

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori