Ministria e Administrimit së Pushtetit Lokal jashtëligjshëm kishte paguar 20 mijë euro për faturat e ujit në komunën e Mitrovicës së Veriut, ndërkaq për këto shkelje dhe avanset e pa mbyllura vit pas viti në këtë Ministri, deputetët e Komisionit për Mbikëqyrje Financiare gjatë shqyrtimit të raportit të auditimit për pasqyrat financiar të MAPL-së për vitin 2019, kanë kërkuar hetim nga prokuroria.
Enver Haliti, zëvendëskryetar i parë i Komisionit për Mbikëqyrjen Financiare nga radhët e LVV-së, theksoi se sipas raportit të auditorit është evidentuar se ka moszbatim me konsistencë të rregullave dhe obligimeve statutare ka shkaktuar mangësi në shpenzimin e mjeteve nga këto kategori: kategoria investimeve kapitale, mallrave dhe shërbimeve dhe për menaxhimin e pasurisë.
Sipas Halitit, çështje tjetër është pagesa jo në pajtim me marrëveshjen dhe jashtë kompetencave të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.
“Duke u bazuar në kompetencat që ka kjo ministri nuk i takon të marrë përsipër shpenzimet e energjisë elektrike të kompanisë rajonale “Mitrovica”. Më tutje buxheti i paraparë për këtë ndarje buxhetore të Ministrisë Administrimit të Pushtetit Lokal për përkrahjen e komunave bëhet nga kategoria e investimeve kapitale dhe jo nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve. Më tutje sipas auditorëve kanë vërejtur se pagesa nuk është bërë për energjinë elektrike siç ishte paraparë në marrëveshje, por ishin paguar faturat e ujit të lëshuara nga kompania rajonale e ujit “Mitrovica”. Faturat e ujit ishin paguar për muajin dhjetor 2013 dhe dy muaj për shkurt dhe mars të vitit 2014. Ministria kishte paguar kompaninë e ujit nga kodi ekonomik shërbime kontraktuese tjera në vlerë prej 19 mijë e 523 euro. Meqenëse mjetet për këtë marrëveshje nuk ishin buxhetuar fare. Mjetet ishin marrë nga projekti I shërbimeve profesionale në implementimin e projekteve kapitale, i cili nuk ishte realizuar fare”, theksoi Haliti.
Derisa, ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit, Goran Rakiq është arsyetuar se ka vetëm dy javë që udhëheq këtë ministri dhe nuk mbanë përgjegjësi, sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Rozafë Ukimeraj ka pranuar se 20 mijë euro janë paguar jo në pajtim me marrëveshjen dhe jashtë kompetencave të MAPL-së.
Ajo ka dhënë arsye edhe për mos mbylljen e avanseve që kanë qenë mbi 17 mijë euro.
“Sa i përket pagesës jo në pajtim me marrëveshjen dhe jashtë kompetencave të MAPL-së, është e vërtet që ministria ka ekzekutuar një pagesë në vlerën 20 mijë euro. Ka qenë një marrëveshje e mirëkuptimit e cila është nënshkruar nga ish-ministrja në atë kohë. Kishte një kërkesë nga ana e komunës për të mbuluar shpenzimet për pagesën e energjisë elektrike që faktikisht shpenzohet për të prodhuar ujin”, thotë Ukimeraj.
Deputetja, Besa Gaxherri ka thënë se për shkeljet në MAPL duhet t’i hetojë prokuroria, derisa thotë se në këtë ministri ka mundur të ketë edhe më shumë parregullsi, pasi që është e ngarkuar më shumë me çështje specifike.
“Nuk kemi asnjë arsyetim as teknik, as politik, por unë insistoj prapë me kërkuar s’e çdo gjetje e cila është e dyshimtë duhet të merret prokuroria menjëherë me të. Nuk pajtohem me gjetjet që janë tek ju, por megjithatë dua t’iu them se kam prit ma keq me qenë ju. Ky është vlerësimi im, sepse kjo ministri ka specifika më të ngarkuara”, theksoi Gaxherri.
Edhe deputeti Ali Berisha nga AAK theksoi se shkeljet në këtë Ministri janë vit pas viti për ananaset, ndërsa për ndërrimin e destinimi të pagesave për faturat e ujit, ai ka cilësuar si shqetësuese këtë veprim nga MAPL-ja.
Deputeti Berisha ka kërkuar po ashtu se investimet kapitale dhe ndarjet buxhetore duhet të jenë proporcionale dhe të mos anashkalohen komuna të tjera. Shqetësuese për të mbetet edhe mos regjistrimi i pasurive deri 300 mijë euro.
“Shkeljet jo që janë këtij viti, por janë përsëri vit pas viti. Të mbeten të pa përmbyllura ananaset e disa viteve, besoj është e pakuptimtë pasi që tash kemi një sistem të mirë të organizuar financiar. Ndërrimi i destinimit të pagesës, është një shkelje e rëndë. Unë di që ka pasur marrëveshje për pagesë për një qëllim të caktuar që është rryma, ndërsa është ndërrua destinimi, do thotë pagesa është bërë për faturat e ujit për konsumator. Pra, pas këtij raporti, çka është ndërmarrë në këtë drejtim? Pasi që duhet të ketë përgjegjësi për këtë çështje”, theksoi Aliu.
Më vonë për këto akuza, ka reaguar ministri i MAPL-së, Goran Rakiq, duke arsyetuar raportin e auditorit, tha se për këto lëshime duhet pasur mirëkuptim, pasi sipas tij nuk kanë qenë qëllim këqija.
Rakiqi është pajtuar me të gjeturat, derisa tha ky veprim ka ndodhur për t’i ndihmuar qytetarët, dhe qytetarët nuk janë fajtor.
“Shumë shpesh ka ndodhur që kërkojmë ndonjë zgjidhje kompromisi dhe lidhur më ketë pagesën unë mendojë që nuk kishim ndonjë qëllim të keq, por vetëm një mënyrë për të tejkaluar problemin të cilin e ka kompania Ujësjellësi në pjesën e Mitrovicës Jugore. Ndoshta për shkak të ndonjë fature e cila ishte e bllokuar, atëherë aty është ndërruar destinimi. Unë mendoj që ka pasur kompromis”, deklaroi Rakiq.
Deputetja Vlora Limani Hajnuni nga LDK-ja ka ngritur çështjen e listës së pagave, ku sipas saj ka dallim të madh mes listës sa pagave dhe buxhetit të aprovuar për këtë dikaster.
“Numri i të punësuarve 154 është aprovuar në buxhet derisa në listën e pagave në përfundim të viti janë 137, në fakt është një problematik që i përcjell shumicën e organizatave buxhetore, por një dallim i tillë është 15 për juve, por në raport të auditorit thuhet që janë 3 punëtorë të cilët janë jashtë listës së pagave dhe që paguhen prej donatorëve”, tha Limani-Hajnuni.
Ndërsa, edhe deputeti nga VV, Eman Rrahmani theksoi se ndërrimi i destinimit të pagesave ishte shqetësuese, ndërsa ka shtuar se njëra nga komunat më të pa përgjegjshme ka qenë komuna e Mitrovicës së Veriut, të cilën e ka e udhëhequr deri pak kohe Goran Rakiq.
Komisioni vendosi që mos ta procedojë këtë raport, pasi u cilësua me mjaft shkelje.
Po ashtu, është diskutuar edhe për Auditimin e Raporteve Vjetore Financiare dhe Raportet e Deklarimit Financiar të Fushatës, së subjekteve politike, për vitet 2018, dhe 2019, ku u vendos që të auditohen vetëm partitë politike që kanë fituar ulëse në Parlament.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAhmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Sonte tërmet në Maqedoni
Ministri i Mbrojtjes: Sot një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit