LAJMI I FUNDIT:

MAP brenda qershorit dërgon në Qeveri pakon me ligje për administratën

MAP brenda qershorit dërgon në Qeveri pakon me ligje për administratën

Pakoja e projektligjeve që lidhen me reformën e administratës publike siç është projektligji për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore, Projektligji për Zyrtarët Publik dhe Projektligji për Pagat i hapë rrugë zbatimit të reformës dhe modernizimit të administratës publike në Kosovë.

Kështu tha kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë takimit me ministrin e Administratës Publike, Mahir Jagxhilar.

Në këtë takim, ku ishte i pranishëm edhe Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, kryeministri Haradinaj vlerësoi se miratimi i këtyre projektligjeve është i rëndësishëm edhe për zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit dhe përfarimin me agjendën evropiane.


Kryeministri Haradinaj, tha se Projektligji për Paga ka kosto financiare, por garanton ruajtjen e nivelit të pagave për të gjithë të punësuarit në administratë publike dhe të punësuarve tjerë publikë në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë.

Ndërkaq, ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhilar, e njoftoi kryeministrin Haradinaj për procesin e deritashëm për hartimin e këtyre projektligjeve, duke theksuar se në muajin qershor të këtij viti do të përcjell në Qeveri pakon ligjore të 3 ligjeve bazike të administratës publike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

Lajme
Kalo në kategori